Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar familjet e dy pilotëve të ushtrisë, Florian Deliaj dhe Donald Hoxha, të cilët humbën jetën tragjikisht, pas rrëzimit të helikopterit në Liqenin e Shkodrës.
 
Në një status në Facebook, Rama shkruan se pilotët të cilët ranë në krye të detyrës në Shkodër, i kanë shërbyer atdheut.
 
edir rama

"Kapiten Florian Deliaj dhe Toger Donald Hoxha i shërbyen atdheut me profesionalizëm e përkushtim. Nderim për ta ngushëllime familjeve të tyre", shkruan shefi i qeverisë, Edi Rama.


Redaksia Online
Shqiptarja.com