Rama nderohet në Shtëpinë e Bardhë:
Shqipëria atdheu i dytë për hebrenjtë

Rama nderohet në Shtëpinë e Bardhë:<br />Shqipëria atdheu i dytë për hebrenjtë<br /><br>
Kryeministri Edi Rama u nderua me Çmimin për Pluralizmin Kulturor, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ky çmim iu dorëzua Kryeministrit Rama nga i emëruari i Presidentit Trump në krye të Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Amerikane në Botë, Paul Packer, në një ceremoni të posaçme të organizuar në Shtëpinë e Bardhë.

Çmimi u akordua me motivacionin “Për angazhim të veçantë në ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e të vërtetës historike, promovimin e ruajtjes së vlerave kulturore të trashëgimisë së popullit amerikan.”

Vetëm dje folëm për ndikimin dhe për lidhjen e mahnitshme të Shqipërisë me shtetin e Izraelit, por tani jam gjithashtu i nderuar që jam këtu, jo vetëm për lidhjen midis Shqipërisë dhe Izraelit, por gjithashtu një lidhje midis Amerikës dhe Shqipërisë, sepse janë shumë qytetarë amerikanë që janë shpëtuar nga vendi juaj, kështu që nga ana e Komisionit që përfaqëson Presidentin dua t’ju them faleminderit në emër të Amerikës,” – u shpreh Kryetari i Komisionit Paul Packer.

Po ashtu, Packer vlerësoi angazhimin dhe përpjekjet e Kryeministrit Rama dhe qeverisë shqiptare për ruajtjen e kujtesës së Holokaustit dhe mbrojtjen e të vërtetës historike. “Gjithashtu kam mësuar edhe për Kryeministrin sesi ju po ruani dhe kërkoni ta ruani trashëgiminë tuaj kulturore në Shqipëri dhe duke nisur tani me ndërtimin e muzeut të Holokaustit, i cili do të bëhet nga i njëjti arkitekt i muzeut të Izraelit, duke treguar lidhjen e veçantë që SHBA ka me Izraelin në nivelin kulturor dhe në shumë mënyra që SHBA do të ketë në anën e trashëgimisë me Shqipërinë, kështu që dua të them që është një nder i madh për ne”.

Një falënderim i veçantë iu drejtua Kryeministrit Rama nga një prej pasardhësve të të mbijetuarve në Shqipëri, i cili e përcolli atë përmes historisë së tij personale.

“Është një rast i mrekullueshëm për t’ju falënderuar juve, për të falënderuar të gjithë vendin. Është një shprehje në hebraisht, e cila thotë “ai që shpëton një person, shpëton të gjithë botën”. Ka shumë shpjegime, ose interpretime se çfarë nënkupton kjo shprehje, por në rastin tonë është shumë e qartë, nëna jonë, e cila ishte fëmije i vetëm dhe kishte katër fëmijë, kjo sepse ju e shpëtuat atë.

Të katër fëmijët e saj patën 14 nipër e mbesa e më pas, ajo pati 20 stërnipër e mbesa, ndërkohë që ishte gjallë dhe dy të tjerë, pra, 22. Kështu që ju mund ta kuptoni se si të shpëtuarit e një personi është njësoj sikur të shpëtosh botën.

Nuk jemi vetëm ne që përfitojmë, por është një botë e tërë e nëse e tërë bota do të përfitonte nga të gjithë hebrenjtë që u shpëtuan nga mirësia e një kombi dhe bënë një mrekulli duke mbajtur nazistet larg, është e mrekullueshme dhe unë dëshiroj t’ju falenderoj. Sepse njohja e heroizmit në çdo mundësi është diçka e rëndësishme dhe njerëzit duhet ta kërkojnë këtë gjë”
.

Duke marrë fjalën në ceremoni, Kryeministri Rama tha se humanizmi që populli shqiptar ka dëshmuar, duke ndihmuar, strehuar dhe shpëtuar hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore, është një faqe e ndritur, një vlerë dhe një shembull i çmuar për brezat.

“Është një surprizë e madhe për mua, pasi nuk duhet të isha këtu sot, por duhet të isha duke u kthyer, kështu që jam përsëri shumë i nderuar dhe shumë i përulur për të pranuar këtë veprim të madh nga Presidenti, nga ana juaj dhe nga të gjithë ju! 

Në të njëjtën kohë, unë besoj shumë fort se kjo faqe e ndritshme e historisë tonë është diçka që duhet ta ruajmë dhe të bëjmë të pamundurën që brezat e ardhshëm të jenë të vetëdijshëm ndaj saj, sepse është një shembull mahnitës dhe një trashëgimi  vërtet fantastike për ne dhe kjo, në një farë mënyre, na formëson ne, siç jemi dhe siç duhet të jemi.

Është e mrekullueshme se çfarë ka ndodhur. Ka episode të mrekullueshme dhe histori të mrekullueshme dhe unë mendoj se, pavarësisht buxhetit të industrisë tonë të filmit, Steven Spielberg nuk do kishte mbetur ndonjëherë pa punë në Shqipëri, sepse ka shumë episode. 

Unë isha duke treguar më parë një histori të mrekullueshme të një spitali në Prishtinë, në Kosovë, i cili në atë kohë ishte një territor ku nazistët dërguan një ekspeditë të veçantë për të kapur të gjithë hebrenjtë meshkuj dhe drejtori i spitalit ishte një djalë nga Lushnja, në jug të Shqipërisë dhe ai pati këtë ide të pabesueshme, të dërgonte në shtëpi të gjithë pacientët dhe të sillte në spital të gjithë hebrenjtë meshkuj që po largoheshin nga qyteti, duke vendosur përreth spitalit tabela që shkruanin “mos u afroni, ka një virus epidemik vdekjeprurës” dhe nazistët u keqdrejtuan totalisht, por çfarë është e mahnitshme, është që askush nga pacientët, ose familjet që u detyruan të merrnin njerëzit e tyre në shtëpi, edhe pse ishin të sëmurë, nuk shkuan të raportonin se na nxorën nga spitali, sepse po iu jepnin strehim hebrenjve dhe kështu asnjë hebre nuk u kap në këtë ekspeditë. 

Ka shumë episode të tilla. Edhe qeveria, që ishte qeveri kolaboracioniste, nuk pranoi kurrë të negocionte asgjë me gjermanët rreth hebrenjve dhe sepse Shqipëria njihej me një pavarësi të ashtuquajtur relative, gjermanët çdo herë e shtynin dhe ka një raport për zgjidhjen përfundimtare ku shkruhet qartë se në të gjitha vendet ku ishin të pranishëm, zgjidhja përfundimtare u dakordësua midis qeverive përfaqësuese dhe në një nga paragrafët shkruhej se për momentin, rasti i Shqipërisë do të shtyhej për një kohë tjetër, kështu që zgjidhja përfundimtare nuk u dakordësua.

Ne jemi angazhuar në këtë projekt për të ndërtuar këtë qendër, e cila do të jetë shumë e veçantë, sepse nuk do të jetë një qendër tipike kulturore hebreje, por do të jetë një qendër që do të ketë gjithashtu brenda si historinë e shpëtimit të hebrenjve, por edhe historinë torturuese të bashkëjetesës fetare për shkak të faktit se ne kaluam një makth të ndalimit të besimit në Zot dhe të fesë gjatë komunizmit dhe shumë përndjekje dhe shumë shkatërrim dhe tortura kundër të gjitha feve dhe mendoj se kjo vërtetë mund të jetë të jetuarit sëbashku në një hapësirë, në një mënyrë shumë unike. 

Ne jemi të angazhuar me Daniel Libeskind për të bërë projektin dhe ëndrra si fillim është ta bëjmë projektin realitet në Tiranë, që është në zemër të qytetit. Më pas, ndoshta, një qendër binjake në Jerusalem ku të gjithë mund ta vizitojnë dhe të shohin sesi myslimanet, ortodoksët, katolikët, kristianët, sunitë dhe bektashitë, të gjithë sëbashku, ata shpëtuan hebrenjtë dhe në mënyrë uniforme, nuk ka asnjë rast dhe kjo është gjëja më e mahnitshme, që nuk ka asnjë rast të një shqiptari të shkojë dhe të jepte ndonjë informacion për hebrenjtë tek nazistët dhe shumë prej tyre u fshehën nën identitete myslimane, u adoptuan nga familje myslimane, si, p.sh, xhaxhai, i cili erdhi për vizitë, të tjerë nën identitet katolik, duke u pagëzuar e duke kapërcyer të gjitha procedurat e katekizmit dhe kjo është histori e mrekullueshme. 

Siç e thashë, kjo është më e mahnitshmja, por është e katërta, me shek. I, shek. XV dhe shek. XVII, madje kemi qytete të vogla që u krijuan nga hebrenjtë, kemi Jerico-n në Shqipëri, në jug, që tani është Orikum, i cili ishte një vendbanim hebre dhe në raportin që është në Universitetin Hebre të një misionari të dërguar nga këtu, Elton, ai shkroi se ne nuk duhet në asnjë mënyrë të dyshojmë që ky vend, duke nënkuptuar Shqipërinë, të konsiderohet një atdhe i dytë për hebrenjtë”.

l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm