Rama nderon me çmime 50 sipërmarrje


TIRANË, 21 Dhjetor/ATSH/.- 50 sipërmarrjet më të suksesshme në vend u vlerësuan me çmime nga qeveria shqiptare, në një ceremoni të organizuar mbrëmjen e sotme në Teatrin e Operas dhe Baletit, në Tiranë.
Mbrëmja "gala" për sipërmarrjen "Bleta e Artë 2014? u organizua nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, nën kujdesin e Kryeministrit Edi Rama.
Më herët, kryeministri kishte paralajmëruar përmes rrjetit social "Facebook" zhvillimin e këtij aktiviteti ku u ndanë çmimet e sipërmarrjes dhe u bë një vlerësim publik për talentet, vullnetet, sukseset e biznesit.
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Arben Ahmetaj, që e hapi takimin, tha që në fjalën e tij se, "kjo qeveri ka paguar gati 300 milionë USD borxh për sipërmarrjen dhe ka faktuar ngritjen e Këshillit Kombëtar, si urë bashkëpunimi me biznesin, që funksionon në mënyrë spektakore."/m.m/

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

‘Do bashkojnë votat për atentat kushtetues’, paralajmëron Basha: Rama dhe Berisha pakt për të mbyllur listat, e votojnë në seëancën plenare