TIRANË - Kryeministri Rama u ka bërë edhe një herë ftesë qytetarëve për të aplikuar me idetë e tyre në Innovation Award për administratën publike.
Inovacioni në administratën publike inkurajon forma të reja të angazhimit qytetar, të transparencës dhe besueshmërisë, ky koncept është relativisht i ri në Shqipëri.
Aplikimet për idetë novatore në administratën publike kanë nisur prej 16 majit dhe përfundojnë më 30 maj.
Fituesit e këtij konkursi do të jenë 5, ata do të shpërblehen me shumën e 100,000 Lekëve. Nëse në grupin e fituesve do të ketë punonjës të administratës publike ndryshe nga të tjerët ata nuk do të marrin çmimin me vlerë monetare, por do të jenë pjesë e një udhëtimi studimor për inovacionin në administratën publike.
“Innovation Award, një mundësi e shkëlqyer për të ndikuar me idenë tënde për qeverisje moderne dhe europiane në Shqipëri.”-shkruan kryeministri Rama në “Facebook”

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com