Rama ndjesë deputetëve të PS:
Do jeni rrugëtarë të Rilindjes

Rama ndjesë deputetëve të PS: <br />Do jeni rrugëtarë të Rilindjes
TIRANE-  Para deputetëve të Grupit parlamentar, në një transmetim televiziv direkt, Rama i kërkoi ndjesë deputetëve të tij duke i siguruar se të gjithë do të jenë rrugëtarë drejt fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit; Qeverisjes së një vendi ku legjislativi do të jetë i ndarë nga ekzekutivi.

“Sot është dita, që nëse kam gabuar me ndonjë prej jush, për t’ju thënë se ju kërkoj sinqerisht ndjesë. Për mua gjithë pjestarët e këtij grupi janë dhe do të mbeten rrugëtarët drejt fitores."- tha Rama.

21 JANARI AMANETI PER DREJTESI

Për liderin e opozitës vënia e drejtësisë për 21 Janarin "është amaneti më i madh i katër vjeçarit, dhe synimeve tona për drejtësi. Do ndajmë legjislativin nga ekzekutivi."

RAMA: ZGJEDHJET TE RENDESISHME TE PUNOJME SI SKUADER
Rama tha se këto zgjedhje janë më të rëndësishme pas 1992 pasi do vendosin nëse Shqipëria do të rilindë apo të vazhdojë në tatëpjetën e rrënimit të mëtejshëm” dhe funksionimi si një skuadër është shumë e rëndësishme.

" Do vazhdojmë rrugën për fitorën e 23 qershorit. Këto zgjedhje janë më të rëndësishmet pas vitit 1992. Do vendosin nëse Shqipëria do ndryshojë dhe do të ecë në rrugën drejt progresit apo do vazhdojë drejt rrënimit ekonomik, papunësisë, taksave të larta, dhe mungesën e shërbimeve publike.
Jemi në një fazë shumë të rëndësishme dhe vendimtare. Ne të gjithë duhet të funksionojmë si një skuadër kompakte dhe secili prej nesh është pjesë e një skuadre më e madhe se një Grup Parlamentar dhe që duhet të bëjë betejën zgjedhore, jo si një parti parlamentare por shumë më gjerë, me protagonistë të panumërt në të gjithë vendin.  Fjala e Kryetarit të PS Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar socialist.

QE TE NDODHE ROTACIONI ZGJEDHJET DUHET TE JENE TE PAPREKSHME
Rama vuri theksin tek zgjedhjet e 23 qershorit të cilat duhet të jenë të pacenueshme, të paprekshme dhe të pamanipulueshme dhe puna në skuadër garanton rotacionin..

“Që të ndodhë rotacioni dhe rilindja nevojitet paprekshmëria e zgjedhjeve përmes pjesëmarrjes sa më të madhe të njerëzve në votime. Çdo votues duhet të ketë siguri se rezultati do të jetë i qartë. Këto zgjedhje nuk do t’i fitojmë me 10 vota, por me një plebishit kombëtar.”

"Shqiptarët që e kanë votuar në të kaluarën PD tashmë kanë arsye për të mos e votuar më, pasi në 8 vite kanë kuptuar se "partia e katandisur në parti familjare dhe klanore nuk mund të bëjë asgjë më shumë për qytetarët. Kopjimi i programit të PS dhe mosmbajtja e premtimeve e bën të qartë zgjedhjen e shqiptareve mes realit dhe kopjes. Qytetarët kanë arsye të mjaftueshme për të votuar origjinalin. Është e domosdoshme që në këtë fazë shumë të rëndësishme, delikate dhe vendimtare, në të gjithë të funksionojmë si një qendër kompakte. Të veprojmë si pjesë e një skuadre që duhet të bëjë betejen e fushatës zgjedhore si një grup i tërë, me angazhimin e të gjithëve. Kjo do të garantojë rotacionin dhe do t’i hapë rrugë integrimit. Duhet të përcojmë frymën e besimit tek PS, tek dalja nga kriza, dhe në rrugën drejt BE."- tha Rama.

BERISHA SHUME ARSYE PER TE MOS LENE PUSHTETIN

"Kanë shumë arsye për të mos lënë pushtetin e për të imagjinuar deri dhunë. Këto janë shenjë e një paniku, që na nxit të thërrasim çdo shqiptar të tregojë se gjërat ndryshojnë vetëm me votë, dhe me krijimin e një shumicë solide, përmes një fitoreje me votë. Të vendosim interesin e vendit mbi çdo interes egoist apo vetjak. Duhet të jemi të vetëdijshëm që gjithkush nga ne që është protagonist duhet të jetë patjetër protagonist. Ai duhet të bëjë investim që nuk mund ta hedhë poshtë. Ta çojë përpara investimin nga ana e forcës që sot udhëheq.

Nga sot deri në ditën e zgjedhjeve nuk është më programi në diskutim. Shqiptarët e kanë parë që ne kemi një program ndërsa ata kanë dështimet por është skuadra dhe bindja se kjo skuadër mund ta realizojë këtë program dhe funksionimi në emër të interesave kombëtarëve publike, dhe jo axhendave të fshehura, por të një axhende të qartë me ndarje punësh, duke mos harruar për asnjë çast që ata që janë në nevojë nuk janë depteutët por shqiptarët që lëngojnë familjarisht në kushtet e varfërisë”- nënvizoi Rama.

Më pas mbledhja e Grupit PS vazhdoi me dyer të mbyllura.

Redaksia online

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë

'Me Inteligjencë Artificiale transferojmë në kohë të shkurtër legjislacionin e BE-së', Rama: Kroacisë iu deshën 7 vjet, angazhuan përkthyes të shumtë