Rama: Në 1 janar merr fund
rrënimi i kujt fitonte më pak
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot takime me biznesin e vogël në "Don Bosko" në Tiranë. Rama ka premtuar se zotimi për heqjen e taksës së biznesit të vogël do jetë realitet i Buxhetit 2014.
TIRANË - Kryeministri Edi Rama komenton në Facebook mbi debatet e këtyre ditëve mbi taksat. Këto komente Rama i ka bërë pas takimieve që ka pasur sot me biznesin e vogël në lagjen e njohur si "Don Bosko" në Tiranë.
Rama ka premtuar se zotimi për heqjen e taksës së biznesit të vogël do jetë realitet i Buxhetit 2014. Realitet, sipas tij, do jetë edhe zotimi për uljen e tatim-fitimit mbi biznesin e vogël.
"Në 1 janar bie sistemi i taksës së sheshtë, që rrënonte ata që fitonin më pak dhe bashkë me të bie edhe sistemi abuziv i taksimit të dyfishtë për ata që jetojnë me një biznes të vogël. Këto masa i rijapin frymë ekonomisë familjare dhe nxisin vetëpunësimin. Përgjysmohet barra administrative për biznesin e vogël, sepse s'ka më as taksidarë dhe as fatura aforfe të pushtetit vendor", shton Rama.
"Një faturë e vetme dhe një llogari e qartë me shtetin: Paguhet vetëm 7.5% e fitimit nga 10%, që paguhej deri sot! Ky është vetëm fillimi i mbarë i një politike të re ekonomike në rrugën e rilindjes së ekonomisë", përfundon komentin në Facebook i kryeministrit.
Sot paradite, teksa u ndal në një biznes të vogël me një xhiro vjetore prej 1 milion e 458 mijë lekësh në "Don Bosko", pas një përllogaritjeje të atypëratyshme që Kryeministri bëri me drejtuesen e këtij biznesi, e vetëpunësuar në këtë aktivitet, sipas ndryshimeve në paketën fiskale 2014, rezultoi se në fund të vitit, ajo do të kursente rreth 350 mijë lekë. Kryeministri Rama garantoi se përfitimi nga ulja e barrës fiskale do të jetë e ndjeshëm për të gjithë biznesin e vogël në mbarë vendin.
“Taksën e biznesit të vogël ju e paguanit 595 mijë lekë. E gjitha aforfe të pushteti vendor. Përveç pushtetit vendor që ua merrte aforfe, arbitrare komplet ju paguanit edhe tatim fitimin 10%. Tani, taksa e biznesit të vogël nga 595 mijë lekë bëhet zero. Ju do paguani vetëm një herë dhe do paguani tatim fitimin jo 10%, sa ç’ishte, por 7.5%. Dhe praktikisht, në fund fare ju kurseni 345 mijë lekë,” – theksoi Kryeministri.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47