Rama në 15-vjetorin e FIA:
Ofrojmë mundësi për investitorët

Rama në 15-vjetorin e FIA:<br />Ofrojmë mundësi për investitorët
TIRANË - Është festuar mbrëmjen e sotme në një cermoni shumë të veçantë 15-vjetori i FIA ( Shoqata e investitorëve të huaj në shqipëri ).

I pranishëm në këtë aktivitet Kryeministri  Edi Rama tha se shqipëria është një vend konkurues në rajon.

Rama tha gjithashtu se në krahasim me 2014-ën ka një rritje të investimeve të huaja në vendin tonë, teksa është shprehur i vetëdijshëm se ka ende shumë për tu bërë.

“Investimet e huaja janë një pikë e rëndësishme që rrit ekonominë dhe krijon kushtet për punë. Ne po aplikojmë nëpërmjet shumë përpjekjeve një model të ri ekonomik që promovon rritjet. Është koha për mundësi të mëdha. Po promovojmë shumë sektorë me vlera strategjike si infrastruktura me investime në porte, aeroporte, hekurudha, kjo falë mbështetjes edhe nga konferenca e Berlinit. Qëllimi ynë nuk është vetëm të modernizojmë ekzistuesen që është larg të qenët brenda standardeve evropiane. Bashkëpunimi mes vendeve Ballaknike dhe BE ka nisur. Eksportet agrokulturore janë rritur gjatë 2015 me 24% Jemi angazhuar për të dhënë më shumë hapësirë në këtë sektor duke afruar shumë biznese që nuk kanë pasur eksperiencë në investime të tilla. Eksportet janë shumë inkurajuese dhe bazohen në faktin se Shqipëria ka disa avantazhe të rëndësishme që nëse adresohen siç duhet mund të ofrojmë mundësi fantastike për investitorët. Duhet të përballemi me pjesën tjetër të historisë që ka të bëjë me mungesën e kapaciteteve tona për të ofruar më shumë nga sa kërkohet. Ka një tipologji në ndryshim të turistëve. Sfidat tona janë ato të kanalizimit të sa më mirë të investimeve. Në të njëjtën kohë dua të kërkoj vëmendjen tuaj për projektligjin që ne tashmë kemi kaluar për turizimin, i cili që është shumë inovativ dhe agresiv, në mënyrë që të krijohen sa më shumë hapësirë për investitorët duke larguar shumë nga barra që është karakterizuar më parë në këtë sektor. Në krahasim me 2014-ën ka një rritje të investimeve të huaja në vendin tonë.”,-­ u shpreh Rama.
 
Rama tha gjithashtu se është i vetëdijshëm se ka shumë për tu bërë dhe se mezi e pret bashkëpunimin me investitorët.
Jam i vetëdijshëm se ka ende shumë për të bërë sa i përket burokracive, marrëdhënieve me administratën që më bën të them në mënyrë të sinqertë se për mua dhe qeverinë problemi nuk është në të majtën apo në të djathtën as se me kë luftojmë por kur gjërat shkojnë poshtë me burokraci në administratë. Ne mezi presim të bashkëpunojmë me ju. Do bëjmë hapa të mëtejshme për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri. Ne jemi këtu për tju falenderuar për ftesën dhe për cermoninë., - tha Rama. 

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria skualifikohet nga Euro 2024, a ju pëlqeu loja e Kombëtares



×

Lajmi i fundit

Konstituohet sot Komisioni i Dezinformimit pa anëtarët e PD-së, nga opozita vetëm Mediu e Doda! Braçes ‘iu sos durimi’

Konstituohet sot Komisioni i Dezinformimit pa anëtarët e PD-së, nga opozita vetëm Mediu e Doda! Braçes ‘iu sos durimi’