Situata nga COVID/ Rama: Në 2 javët e fundit Shqipëria dhe Islanda, 2 vendet me më pak raste infektimesh në Europë

Situata nga COVID/ Rama: Në 2 javët e fundit Shqipëria dhe Islanda, 2 vendet me më pak raste infektimesh në Europë

Foto e publikuar nga kryeministri Edi Rama

TIRANË- Shqipëria është një nga 2 vendet me më pak të infketuar me COVID-19 në Europë. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka publikuar shifrat, teksa SHqipëria renditet krah Islandës.

“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë”, shkruan Rama.

Ulja e numrit të rasteve ditore, për ekspertët ka ardhur si pasojë e procesit të vaksinimit që ka ecur me ritme të shpejta ku deri më tani janë kryer 800 mijë vaksinime, me objektivin për të arritur deri në 1 milion vaksinime deri në fund të qershorit. Nga ana tjetër, gjatë 24 orëve të fundit u shënuar 5 raste të reja dhe 1 viktimë, humbja e parë e jetës për muajin qershor. Vaksinimi masiv në vendin tonë vijon që prej muaji mars, ndërsa mbrëmjen e djeshme kanë mbërritur 11,700 vaksina Pfizer në aeroportin “Nënë Tereza', ose 911 mijë vaksina në total.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask

Ministri i jashtëm turk takon kreun e HTS-së në Damask