Rama në 30-vjetorin e PNUD: Programi ka qenë i pranishëm në momentet më kritike për vendin, është si një milingonë që punon pandërprerë

Rama në 30-vjetorin e PNUD: Programi ka qenë i pranishëm në momentet më kritike për vendin, është si një milingonë që punon pandërprerë

Kryeministri Edi Rama

TIRANË- Në ceremoninë e 30-vjetorit të Programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) në Shqipëri, kryeministri Edi Rama ka vlerësuar punën e këtij programi në vendin tonë, duke thënë se ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në transformimin e vendit.

"Në këto 30 vite janë bërë shumë gjëra nga ky bashkëpunim. Ajo që bën përshtypje është fakti se programi ka qenë i pranishëm në të gjitha momentet më kritike të këtij procesi të transformimit të vendit nga një diktaturë totalisht e mbyllur në një demokraci në ndërtim e sipër. Programi ka qenë i pranishëm me hapjen e shkollës së parë publike të administratës, apo edhe në momentin e trazirave të mëdha të 1997. Falë programit kemi pasur mundësinë të ndërveprojmë me një organizatë e cila më shumë se sa paratë ka si vlerë dijen dhe aftësinë për të transferuar dijen në funksion të organizimit. Një shoqëri e tërë është dashur të hyjë në kurs të vërtetë kundër analfabetizmit, dhe këtu besoj që programi ka një dorë që është e paharrueshme. Ka qenë i pranishëm në periudhën e kthesës historike të Tiranës, ku pas 11-vjeçari kaosi dhe deformimi urban të paimagjinushëm, dhe i mungesës së ligjit e rregullit, u futëm në një rrugë të re duke u përpjekur të rikthejmë qytetin te njerëzit, t'u japim sensin e hapësirës publike si një hapësirë e ndërmjetme mes pronave private të njerëzve. Kemi pasur mundësinë të punojmë me një organizatë që më shumë se paratë ka dijen dhe transferimin e dijeve. Na është dashur që këto gjëra t'i mësojmë si fëmijët abetaren, rast pas rasti” , tha Rama.

Rama e krahasoi këtë program me një "milingonë", që sipas tij bën një punë hap pas hapi dhe të pandërprerë.  Një rëndësi shumë të madhe, kreu i qeverisë i ka kushtuar ndihmës që ky program ka për vendin gjatë periudhës së pandemisë dhe tërmetit, 2 sfidat më të mëdha që ka përjetuar vendi ynë gjatë viteve të fundit.

“Besoj që programi mbetet një faktor me rëndësi të veçantë në jetën e vendit tonë, të shoqërisë,  politikës në rrugën e jetësimit të vendimit të tyre. Nuk kam pasur asnjë histori dashurie me PNUD, por në këtë rast nuk është pa vend që të numërohen gjërat e bëra edhe pse përmenda shumë pak. Kur po kaloja listën e punëve të bëra, pata ndjesinë e një milingone, programi është një milingonë në raport me elefantët që për herë të parë nuk janë këtu për të marrë fjalën. Besoj që programi meriton respekt dhe mirënjohje”, tha më tej Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?