Samiti i Berlinit në vjeshtë në Tiranë/ Rama udhëton nesër drejt Gjermanisë, do takojë kancelarin Olaf Sholz

TIRANË- Pas takimit zyrtar me kryeministren daneze, Mette Frederiksen, kreu i qeverisë, Edi Rama do të niset drejt Berlinit. 

Atje mësohet se do të zhvillojë një takim me kancelarin gjerman Olaf Sholz, me të cilin do të ketë edhe një konferencë për mediat. Në takimin me kancelarin Scholz pritet vendoset data për samitin e Berlinit që do të zhvillohet në vjeshtë në Tiranë.

Kjo vizitë e kryeministrit në Berlin e Ramës do të nisë datën 7-9 mars. 

Kryeministri Rama do të takohet ndër të tjera me përfaqësues të lartë të biznesit gjerman, ku do të diskutojë mbi perspektivën e Shqipërisë, në kuadrin e zhvillimit turistik rajonal, si dhe rolin bashkëpunues të Gjermanisë në këtë drejtim, përmes investimeve në këtë sektor, si dhe turistëve të saj.

Kryeministri Edi Rama do të vizitojë gjithashtu Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, i cili çdo vit mirëpret rreth 10 000 ekspozues nga më shumë se 180 vende dhe rajone, mes të cilave do të jetë edhe stenda shqiptare.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës