TIRANË – Kryetari i Partisë Socialiste është rikthyer brenda pak ditësh, në qytetin e Beratit, në një miting ku ishin mbledhur simpatizantët e PS-së nga i gjithë qarku. Rama u entuziazmua nga prania e simpatizantëve, që këtë radhë sipas tij ishte e pzakontë.
Në fjalën e tij, ai tha: “Do ndërtojmë një rrugë që do të përshkojë Beratin, të mbushur plot me autobusë me turistë dhe Berati nuk do jetë më fundi i një rruge, por pika e fillimit të saj. E kam të pamundur t’jua shpjegoj se çfarë fati është të shohësh atë që unë shoh nga kjo tribunë: kjo është tribuna e një privilegji shumë të madh, e një përgjegjësie shumë të madhe për t’i shërbyer këtij qarku nga Berati në Skrapar, në Kuçovë e në çdo fshat. Votoni nr.29, që është numri i ditës kur Shqipëria u çlirua, është numri i ditës kur Shqipëria do të çlirohet.
Është kaq fantastike kjo pamje sot sa unë nuk do ta prish këtë mrekulli duke folur për të shkuarën që po ikën, por me këtë fuqi që është mbledhur në shesh e ardhmja është vetëm 12 ditë larg! Këtu në Berat ju kemi sjellë kandidatë shumë të mirë, por ju kemi sjellë dhe një usta që nuk do largohet prej këtu pa ndërtuar edhe kalldrëmin e fundit, Artan Lamen."
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

"Berisha e nisi që me babanë e Bushit, la pas Klintonin"