Rama në Berat: Kemi hapur
një cikël të ri për bujqësinë

Rama në Berat: Kemi hapur<br />një cikël të ri për bujqësinë
Për të parë nga afër frytet e mbështetjes financiare të dhënë nga qeveria, ndaj agrobiznesit dhe industrisë së agro-përpunimit, kryeministri Edi Rama ka vizituar pikën e grumbullimit, “Hatija”, në komunën Kutalli të Beratit.

Kjo pikë është një prej bizneseve bujqësore që merret me grumbullimin, përpunimin, konservimin si dhe shitjen e produkteve bujqësore, blegtorale, fruta perime, fidanë etj në tregjet ndërkombëtare.

Drejtuesi i firmës Lorenc Hatija u shpreh optimist për ndihmën e përfituar, duke treguar se falë saj ai arriti të rrisë numrin e të punësuarve indirekt nga 1000 vetë në 2700 vetë. Gjithashtu përmes ndihmës së qeverisë ai ka arritur të dyfishojë edhe kapacitetin e prodhimit, si dhe atë të ruajtjes dhe magazinimit, duke e çuar në 7-8 mijë ton sasinë e prodhimit për eksport.

“Nga tetori 2015 kemi kaluar në 3000 tonë. Tani kemi mbidyfishim, në mall dhe në të gjitha. Nga fillimi i 2015, që kishim rreth 3000 tonë, tani e kemi 7-8 mijë ton vetëm eksport, 100 % eksport.” u shpreh ai.

rama ne berat

Ndërsa kryeministri Rama tha se falë programeve të ndihmës financiare është hapur një cikël i ri për bujqësinë.
 
“Në janar kemi patur një rritje të eksportit. Nga 1.1 miliardë lekë janarin e kaluar, në 1.5 miliardë lekë këtë janar. Kemi hapur një cikël komplet të ri për bujqësinë me mbështetjen e qeverisë shqiptare që ka ngritur një Fond garancie dhe me bankat e nivelit të dytë, që falë bashkëpunimit tonë me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim janë të gatshme të japin kredi me interesa shumë të favorshme për bujqësinë. Kjo e kombinuar me programin e financimit të ujitjes dhe kullimit, programi më i madh që ka financuar një qeveri shqiptare në këto 25 vjet për të siguruar që pastrohen të gjitha kanalet dhe të sigurohet ujitja dhe kullimi, ne kemi besim se do të na japë një hop cilësor dhe sasior, “ u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë inkurajoi edhe njëherë fermerët që për të mirën e tyre financiare e për të përfituar sa më shumë nga skemat e ndihmës, të pajisen me NIPT. 

Kryeministri pa nga afër po ashtu edhe digën e Duhanasit në Berat e cila pas një investimi në kuadër të Projektit të Burimeve Ujore dhe Ujitjes i është rikthyer funksionimit normal të saj.
 
Financimi i dha zgjidhje përfundimtare pasojave të rënda nga dëmtimet alarmante në rezervuarin e Duhanasit, duke sjellë përmirësimin e furnizimit me ujë të skemës së Duhanasit.

rama ne berat

Ai u shpreh se objektivi i financimeve për rehabilitimin dhe ristrukturimin e infrastrukturës së digave dhe sistemimit të kanalizimeve është që të garantojë ujitjen dhe kullimin në çdo metër tokë ku punojnë fermerët.

 “Ky rezervuar nga një spot i rrezikshëm, tani është i garantuar dhe na jep mundësinë që të vazhdojmë pjesën tjetër të investimit. Ajo që duam të arrijmë është që në të gjithë zonën e Beratit, me që jemi në Berat, ta garantojmë që kudo që ka njerëz që punojnë tokën, të kenë ujin dhe që të kenë kullimin. Kjo është gjëja që duhet të arrijmë. Nuk duhet të lëmë asnjë metër tokë pa ujë dhe pa kulluar," tha Rama.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin

Ministri i Financave mbledh këshillin tatimor: Në fokus goditja e nëndeklarimit të pagave! Me inteligjencë artificiale do të godasim evazionin