Kreu i PS-së Edi Rama e ka theksuar se zgjedhjet e këtij viti janë të rëndësishme si ato të 22 Marsit, pasi vota e 23 qershorit vendos fatin e një brezi të tërë, jo se kush do të qeverisë vendin në 4 vjet” dhe se “kush i thotë vetes njeri, qytetar, prind, shqiptar dhe pastaj socialist apo demokrat, ka vetëm një rrugë, të votojë PS-në dhe Aleancën për Shqipërinë europiane, që rrënimi të ndalet. "
Rama iu drejtua edhe demokratëve të Beratit: "U them demokratëve të mos bëhen socialistë. Por mos e votoni këtë herë PD-në e Saliut, që në opozitë të shërohet, të bëhet forc,a që lindi nga ëndrrat e shumicës së shqiptarëve, por që sot është shndërruar në parti familjare, për të shfrytëzuar pasuritë e shqiptarëve si një kompani private”.
Në takim folën edhe deputetët e PS-së; Fidel Ylli, Ermonela Felaj, Eduard Shalësi apo edhe Artan Lame mbi trashëgiminë kulturore të qytetit etj.
EDI RAMA: “DEMOKRATË, MOS E VOTONI KËTË HERË SALIUN”
"Ashtu si ky shi, që hapi fushatën e skuadrës sonë të Rilindjes në Berat, edhe votat e 23 qershorit do derdhen nga të katër anët e këtij qarku për PS-në. Të paktën 6 deputetë nga qarku i Beratit, e nëse ju e merrin me inatin karakteristik beratas i bëjmë edhe 7", e nisi fjalën tij kreu i PS-së, Edi Rama.
Më tej ai ka nxituar të shprehë mirënjohje të madhe ndaj "një deputeti të vjetër, edhe pse në moshë të re të këtij qarku, që për disa mandate përfaqësoi me dinjitet qarkun e Beratit dhe sot gjendet në vijën e parë të frontit të Fierit, Erjon Braçe" por mirënjohje edhe për deputetin e Beratit, Marko Bello. Më tepër akoma mirënjohje të thellë, kryetarit të PS-së së Beratit, Selman Hodaj. Mbaroi periudha e rezistencës, po fillon periudha e Rilindjes. Me këtë bereqet që paralajmëron ky shi do mbyllet edhe votimi në Berat, që këtu në Berat do bëjë një spektakël, një fitore shumë të thellë, një triumf".
Rama bëri një pyetje për demokratët: "Cili shtet në Ballkan, Europë, që do të mund të kishte këtë pasuri kombëtare apo botërore do ta kishte lënë këtë vend në pikë të hallit?! Cila qeveri, në cilën pikë të Europës do t’ia punonte këtë popullit të vet, vendi të tij, duke pasur një pasuri prej 2006 vjetësh në këtë qytet, një qytet i regjistruar në listën e thesareve të botës".
Duke vijuar me: Kush pushtues, kush armik, dashakeq i Shqipërisë dhe shqiptarëve do të mund t’ia bënte Gjirokastrës, Beratit, Krujës, përveçse ky pushtet i korruptuar i babëzitur i errësirës dhe prapambetjes?! Jam kuruoz ta di çfarë u shkon nëpër mend beratasve, dëmokratëve, kur vijnë nga rruga nga erdhëm edhe ne dhe mendojnë se mund të votohet PD-ja. Kush e katandisi rrugën për në Berat si një rrugë drejt një humbëtire?!
Si ka mundësi të votohet ende nga një njeri me mend në kokë, me sy në ballë, me zemër në vend? Një qeveri nën pushtetin e një familjeje të një klani, shurdha dhe qorra ndaj vuajtjeve të këtij populli. Si është e mundur, që këtu të ketë varfëri marramendëse, që njerzit në këtë qytet turistik të marrin bukën borxh?! Kryeministri sa herë vjen këtu flet broçkullat më të mëdha. Ai dallohet për broçkulla.
Ju them se 23 qershori është po aq i rëndësishëm sa 22 marsi i vitit 1992. Vota e 23 qershorit vendos fatin e një brezi të tërë, jo se kush do të qeverisë vendin në 4 vjet. Kush i thotë vetes njeri, qytetar, prind, shqiptar dhe pastaj socialist apo demokrat, ka vetëm një rrugë, të votojë PS-në dhe Aleancën për Shqipërinë europiane, që rrënimi të ndalet.
U them demokratëve të mos bëhen socialistë. Mos e votoni këtë herë PD në e Saliut, që në opozitë të shërohet, të bëhet forca që lindi nga ëndrrat e shumicës së shqiptarëve, që sot është shndërruar në parti familjare, për të shfrytëzuar pasuritë e republikës nga një kompani private, që sillen me pasuritë e popullit si të ishin pasuritë e shtëpisë së tij dhe ministrave të vet.
Për çfarë dolën rrugëve studentët në 1990? Për t’u ndarë nga regjimi komunist. Për t’u gjendeur sot pas 25 vjetësh, pa punë, pa shërbime, me krimin që ka marrë rrugët, me sigurinë që ka humbur, apo arsimin që ka mbetur në mëshuirë të fatit. E ndërruam regjimin për të kundërtën e të gjitha këtyre. Me votën në 23 qershor me një qeveri me vepra jo me fjalë arsye pse demokracia është sistemi më i mirë", tha ndër të tjera Rama.
FIDEL YLLI: “DO NDRYSHOJMË GJITHÇKA RADIKALISHT”
“Nuk kam ndërmend të flas me ju, pasi kam 5 vjet që këtë qark e kam shkelur shtëpi më shtëpi e derë më derë këtë qark në mjerim. Do doja t’i shprehja mirënjohjen dhe falenderimin mirënjohjen trajnerit të skuadrës tonë, shokut Edi Rama", nisi fjalën e tij, deputeti i PS-së, Fidel Ylli. Duke vijuar më tej me konstatimin se PS e kuptoi, që Rilindja do fillojë nga Berati. Sepse askush nuk e pranon dot, që ky qark i mrekullueshëm nuk e tradhëtoi PS-në as në vitin 1992, por fitoi 4 deputetë. Nga mosvëmendja e qeverive të majta dhe të djathta e kanë lënë këtë qark në mjerim. Ne do ndryshojmë këtë realitet në 23 qershor. Do ndryshojmë në mënyrë radikale çdo gjë; në infrastrukturë, arsim, bujqësi, por edhe në sportin, që Berati e do shumë. Në 23 kemi vetëm një zgjidhje: të largojmë qeverinë Berisha, të papërgjegjshme, që na thotë se ka bërë 400 km rrugë, kur e dimë se çfarë ka bërë. Vota nuk do preket në këtë qark, vetëm po kaluan mbi trupat tanë", përfundoi Fidel Ylli.
EDUARD SHALSI: “SHQIPËRIA KA NEVOJË PËR EDI RAMËN”
Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi tregoi fjalët "kumbuese" të një demokrati të ndershëm: “Këtë herë s’kam asnjë arsye të vetme për të votuar PD-në. Ata e kanë harruar, nëpërkëmbur Beratin”. Shalsi shtoi se, Berisha shfaqet duke u treguar beratasve se si ka bërë 10 mijë km rrugë, ndërkohë që rrugën kombëtare e ka lënë si të bombarduar. Nuk kemi nevojë për një kryeministër, që fajëson popullin apo opozitën për problemet. Shqipëria ka nevojë për Edi Ramën kryeministër, që të marrë përsipër përgjegjësinë dhe zgjidhur problemet. Ja pse ne mund dhe duhet të fitojmë në 23 qershor".
ARTAN LAME: “BERISHA JU KA ARMIQ”
“Në 1923 debatohej në Parlamentin e Tiranës, që të shtrohej rruga e Lushnjës drejt Beratit me kalldrëm nga një deputeti juaj, meqë s’po i jepnin fonde. Ai thoshte: “Si ka mundësi që, kur deputetët e Beratit janë pro qeverisë, nuk u japin fonde se thonë që “i kemi tanët këta”, kur jemi kundër nuk na japin “se jemi armiq”. Për fat të keq, edhe pas 90 vjetësh është po njësoj. Berisha ju ka armiq dhe thotë: “Keq e më keq ju pafsha!” Nuk bëjmë dot asgjë pa rregulluar infrastrukturën e këtij qyteti me rrugë, ujësjellësa, kanalizime, trashëgiminë kulturore, që një qytet me kulturë i meriton”, u shpreh në fjalën e tij, Artan Lame.
ERMONELA FELAJ: “MESAZHIN ÇOJENI NGADO”
"Ne i kemi dëgjuar çfarë ju na keni thënë. Kemi ndjerë etjen për ndryshim. Mesazhin e Rilindjes do ta çoni te çdo burrë, çdo grua, çdo student, çdo i papunë", theksoi deputetja e PS-së, Ermonela Felaj.
STAVRI XEXA: “KEMI 1001 ARSY MOS VOTOJMË BERISHËN”
“Ndihem i privilegjuar që jam pjesë e Rilindjes së Beratiti. Ne jemi qarku më i varfër në Shqipëri. Vargu i të papunëve rritet dita-ditës. Ka të shkolluar, por pa mundësi punësimi. Të papunë dhe të paushqyerr. Arsimtarë që nisen në mitingje. Nuk kemi një arsye, por një mijë e një arsye për të mos votuar për Berishën. Është krijuar psikologjia se në këtë qytet nuk jetohet. Vota juaj do të jetë historike. Për të ndriçuar qytetin tonë. Kemi një shembull konkret, Edi Ramën që transformoi Tiranën. T’i japim mundësi të transformojë qytetet tona. Qyteti ynë do rilindë me programin e PS-së”, tha në fjalën e tij deputeti i PS-së në Berat, Stavri Xexa.
EDUARD BEJKO “JO TOKE E KUQE, POR TOKE E RILINDJES"
“Është gëzim për mua të jem pjesë e ekipit të Rilindjes së qarkut tonë. Në qeverisjen Berisha jo vetëm që varfëria është shtuar, jo vetëm papunësia është shtuar, por Berisha po kërcënon të ardhmen e Beratit, të fëmijëve tuaj. Të gjithë së bashku, me unanimitet, me forcë të pashoq, derë më derë, të përçojmë Rilindjen shqiptare të Edi Ramës. Ju ftoj në 23 qershor t’i themi “stop” dhe “ndal” Sali Berishës! Të mos na quajë tokë e kuqe, por tokë e Rilindjes", ka thënë deputeti i PS-së së Beratit, Eduard Bejko.
Redaksia online
(m.a/shqiptarja.com)