Gjatë vizitës në Bruksel, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me homologun Charles Michel. Shefi i qeverisë shqiptare ka publikuar pamjet e takimit në Facebook, ndërsa shprehet se Belgjika mbështet qartësisht perspektivën europiane të Shqipërisë.

“Me kryeministrin belg, Charles Michel, i cili mbështet qartësisht perspektivën europiane të Shqipërisë dhe shprehu konsiderata shumë pozitive për ecurinë e reformave tona në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim në BE” thotë Rama në Facebook.

Në takim, Rama është i shoqëruar nga ministri PËR Europën dhe Punët e Jashtme, Bushati. Ditën e sotme në Bruksel, Rama pati një takim edhe me Johanes Hahn.

d.b/shqiptarja.com