Kryeministri Edi Rama do të kujdeset personalisht që mandatet e deputetëve të Partisë Demokratike të mos digjen apo shpallen të pavlefshme. Kreu i qeverisë është nisur drejt Brukselit për një sërë takimesh, në të cilat do të përballet me zyrtarë të Parlamentit Europian, institucion që deri më tani demokratët e kanë kërkuar si garanci për të zënë sërish vendet e tyre në Kuvend.
Grupi i PPE pak kohë më parë bëri një rezolutë në mbështetje të opozitës shqiptare, ku shprehte shqetësim për situatën politike në Shqipëri dhe dhunimin e opozitës në Kuvend. Pritet që edhe në takimin me kryeministrin Rama kreu i PPE-së të mos jetë larg këtij qëndrimi. Ditën e dytë të takimit në Bruksel, Rama do të takohet edhe me Presidentin e PE, Martin Schulz, ku pritet me interes qëndrimi që ky i fundit do të mbajë për bojkotin disa mujor të demokratëve.
Takimi i kryeministrit me përfaqsuesit e Parlamentit Europian, vjen menjëherë pas takimeve që zhvilluan një javë më parë deputetët e opozitës Fatmir Mediu dhe Majlinda Bregu.
Ndërkohë mësohet se kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka anuluar pjesëmarrjen e tij për takimin vjetor mbi Ballkanin që organizohet sot nga Miqtë e Europës.
Kryeminstri serb ka preferuar të evitojë një përplasje të mundshme mbi Kosovën në këtë panel, duke ia përcjellë këtë përfaqësim fillimisht numrit dy të kabinetit të tij Ivica Daçiç, e më pas kryenegociatores së palës serbe. Por në prag të takimit, pritet që Serbia të mungojë për herë të parë në takimin vjetor të Miqve të Europës.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

LAJMET MË TË VLERËSUARA