Zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve ishte në fokus të takimit të kryeministrit Rama me homologun e tij çekë Bohuslav Sobotka në Forumin Ekonomikë të Çekisë. Gjatë takimit në Pragë të dy kryeministrat pranuan se pavarësisht shifrave në rritje, bashkëpunimi ka nevojë për të impus të ri në fushat si turizmi, bujqësia, energjia, infrastruktura.
“Nga janari 2005, Shqipëria ka eksportuar në Çeki, mallra me vlerë 48.9 milionë euro, ndërsa Çekia ka eksportuar në Shqipëri, mallra me vlerë 225 milionë euro. Peshën më të madhe të importeve nga Çekia e përbëjnë makineritë dhe të eksporteve nga Shqipëria, mineralet dhe mallrat e konsumit. Megjithatë është e qartë për të gjithë që këtu kemi një potencial të madh dhe pothuajse të pashfrytëzuar dhe se shifrat e sotme janë krejtësisht të papranueshme në raport me ambiciet e përbashkëta për të ardhmen. Të dyja qeveritë tona janë angazhuar për ta zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në sektorë të tjerë, turizëm, transport, bujqësi, energji apo infrastrukturë. Projekti madhor i TAP-it që do të pasohet më gazifikimin e vendit do të rrisë ndjeshëm potencialet për bashkëpunim midis dy vendeve tona,” u shpreh Kryeministri Rama.
Edhe kryeministri çek Sobotka tha se shkëmbimi ekonomik mes dy vendeve nuk i përgjigjet potencialeve që mund të thithë tregu shqiptar dhe çek.
Për Ramën marrëveshja e bashkëpunimit në fushën e turizmit do të jetë një elementi rëndësishëm për thellimin e e këtyre marrëdhënie.
“Ne shikojmë me interes të madh rritjen e numri të turistëve çekë në Shqipëri; 14 mijë verën e shkuar, shumë më tepër sesa një verë më parë dhe akoma më tepër se dy sezone më parë. Por edhe kjo shifër është vetëm një sinjal domethënës për sa shumë më tepër Shqipëria mund të thithë. Aprovimi i ligjit të ri për turizmin në Shqipëri krijon hapësira të reja dhe lehtësira të mëdha për çdo investitor që do të dëshironte të përfshihej në rrugëtimin tonë drejt ndërtimit të një sektori modern shërbimesh në turizëm,” tha Rama.

Në takimin me sipërmarrësit në Forumin Ekonomik të Çekisë, kryeministri Rama shoqërohej edhe nga ministrat Ahmetaj, Klosi dhe Nikolla si dhe sipërmarrës shqiptarë.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.7%
-
PD
13.7%
-
Partitë e vogla
19.7%
Vota total: 879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:37
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47