Rama, në dhjetor mbyll
marrëveshjen me aleatët

Rama, në dhjetor mbyll<br />marrëveshjen me aleatët
TIRANE- Kryeministri Edi Rama pritet që brenda muajit dhjetor të mbyllë marrëveshjen bashkëqeverisëse me aleatët e tij. Për të startuar në janar të vitit të ardhshëm me të gjithë aleatët që kanë shënuar rezultat të lartë në zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit implementimin e marrëveshjes parazgjedhore në nivelet e dyta dhe të treta të qeverisjes. Në këto kushte pritet që brenda janarit të përfundojë konturimi i bashkëqeverisjes dhe i përfshirjes së të gjithë aleatëve të majtë në qeverisjen e vendit. Bëhet e ditur se një fakt i tillë është lënë për t’u kuptuar dhe ditën e djeshme nga ana e kryeministrit dhe kreut të koalicionit të majtë qeverisës, Edi Rama i cili ka qënë në të njejtën tryezë për herë të parë pas 23 qershorit me dy nga aleatët më solidë që nga opozita, kreun e PSD Skënder Gjinushi dhe kryetarin e PDS Paskal Milo, dhe në prani të kreut të LSI dhe njëherësh kryetar i Kuvendit Ilir Meta.

Kreu i mazhorancës ka vlerësuar se bashkimi i të gjithëve solli fitoren e 23 qershorit, që shënoi një faqe të re në historinë e këtij vendi. “Nuk mund të rri pa përmendur në gjithë modestinë e vet të pakrahasueshme të bashkimit tonë, bashkimin e madh të 23 qershorit që është nga njëra anë mësimi për secilin nga ne dhe për çdo njërin prej nesh që përfaqësojmë shumë të tjerë pa mundur kurrë të jem mjaftueshmërisht në lartësinë e thjeshtësisë dhe sakrificave të tyre në jetën e përditshme duke nënvizuar domodoshmërinë e vetëdijes për t’i dhënë atij bashkimi që i dha mundësinë Shqipërisë të rimarrë frymë lirisht por edhe përmasën e një zhvillimi që t’i japë shqiptarëve ecjen e shpejtë drejt një rilindje që jo vetëm është e mundur por është detyrimi ynë, karshi 1 milion njerëzve të këtij vendi që me kurajo por edhe me një vendosshmëri të admirueshme përmes votës së lirë u dhanë mundësi vetes për t’u drejtuar nga të zgjedhurit e tyre.

Pra në emër të asaj vote, ne jemi të vetëdijshëm që tek ajo votë qëndron edhe një detyrim që s`do të jetë krejtësisht i shlyeshëm”, tha Rama në takim me drejtuesit aleatë Gjinushi, Milo por dhe Meta në një nga lokalet në periferi të kryeqytetit. Ndërkohë që për herë të parë është parë një atmosferë e ç’tensionuar mes aleatëve, ku pas shumë e shumë vitesh në të njejtën tryezë janë parë dhe lideri i LSI Ilir Meta dhe kreu i PSD, Skënder Gjinushi, të cilët jo pak herë kanë shkëmbyer replika dhe batuta të hidhura në distancë mes tyre.

Por që me sa duket në kuadër të bashkimit dhe të afrimit e bashkëpunimit në qeverisje të së majtës janë sheshuar të gjitha. Pritet që në ditët e ardhshme kryetari socialist, njëherësh e kreu i qeverisë Edi Rama të zhvillojë takime me të gjithë krerët e partive aleate për të formatuar përfundimisht bashkëqeverisjen dhe përmes posteve në nivele të caktuara të qeverisjes, pasi deri më tani përpos Metës janë përfshirë vetëm PBDNJ, AAK dhe G99.

Shkrimi u publikua sot (30.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit