Rama në Dibër: Rruga e Arbrit
do të nisë brenda shtatorit

Rama në Dibër: Rruga e Arbrit<br />do të nisë brenda shtatorit
Rruga e Arbrit do të nisë brenda muajit shtator’. Ky ishte premtimi i kryeministrit Rama për banorët e Dibrës gjatë takimit elektoral që zhvilloi pasditen e sotme.
 
Kryeministri deklaroi se financimi është gjetur dhe tashmë ka mbetur vetëm mbyllja e kontratës për nisjen e punimeve.
 
Rruga e Arbrit do të nisë nga puna me të përfunduar kontrata, procedura është drejt përfundimit dhe brenda një periudhe të shkurtër do të hapim kantierin e rrugës.
 
Jo një vit, por brenda shtatorit do të fillojmë punën, kemi projektin, financimin dhe kompaninë që ka ofruar dhe sapo të mbyllim kontratën do të jemi këtu për t’i dhënë fund kësaj historie pa fund.
 
Brenda 4 viteve të ardhshme Dibra do të jetë e lidhur me Tiranën dhe zhvillimi i saj do të marrë një hov të madh
” deklaroi ai.
 
Më pas Rama u ndal te drejtësia dhe bujqësia. “Porta e drejtësisë ka filluar që të hapet falë vendosmërisë tonë. Kështu do të luftojmë edhe për ekonominë, do ta çojmë rritjen në 5% dhe mund të krijojmë mundësi për punë për të gjithë.
 
238 mln dollarë për bujqësinë dhe fshatin dhe 100 mln dollarë për rindërtimin e rrugëve në fshat, që lidhin pikat e prodhimit me tregun.
 
240 mln dollarë në shërbim të rritjes së pensioneve dhe rrogav
e”.
 
Rama: Foton e Lulit vendoseni te dhoma e gjumit
Rama u bëri thirrje edhe demokratëve që të votojnë për PS, ndërsa Lulin dhe Saliun ta mbajnë në zemër.
 
Të djathtëve dhe anëtarëve të PD u them se në 25 qershor është momenti për të votuar të bashkuar për PS, sepse sot ne kemi të vetmin vizion që i duhet cdo shqiptari.
 
Prandaj, kush është me PD le ta mbajë Saliun dhe Lulin në zemër, po të dojë foton e Salit në dhomën e pritjes, ndërsa të Lulit te dhoma e gjumit, por vota vjen nga mendja, jo nga zemra
’ përfundoi Rama.
 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë

Masakra në Britani/ 2 fëmijë viktima nga sulmi me thikë, 9 të plagosur! Policia prangos autorin, nuk ka ende një motiv të qartë