DURRËS - Kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar ditën e sotme një tjetër vizitë pa parlajmërim, këtë radhë në doganë e portit të Durrësit, për të parë punën që bëhet dhe gjendjen e këtij institucioni.
Pas vizitës në këtë portë hyrëse dhe dalëse nga Shqipëria, kryeministri Rama ka vizituar edhe zyrën e punës në qytetin bregdetar. "Shumë shpejt hapet Zyra e Re për punësim dhe në Durrës", shkruan Rama në Twitter.
Vizita është kryer rreth orës 12:20 dhe kryeministri ka qenë i shoqëruar nga drejtoresha e Doganave, Elisa Spiropali.
Në Twitter, kryeministri Edi Rama shkruan: "A ju besohet se kjo është Dogana e Durrësit? Po, në këto dy kioska shërbehen importuesit shqiptarë e të huaj!"
“Një godinë e rrënuar komuniste për administratën, dy kioskat që patë dhe një peshore e vetme për mijëra konteniere, doganë e botës së tretë!”, shkruan nga Durrësi, kryeministri Rama në profilin e tij në Twitter.
Kryeministri ka shkruar sërish në profilin e tij në Twitter, në lidhje me gjendjen në doganën e Durrësit. “Kjo gjendje turpëruese për shtetin dhe torturuese për biznesin duhet dhe do të marrë fund me projektin tonë të ri për Doganën e Durrësit!”, shkruan Rama.
Gjithashtu kryeministri ka vizituar edhe zyrën e punës që ndodhet në qytetin bregdetar. “Zyra e Punës në Durrës, apartament i blerë nga shteti në kat të dytë, në fund të një rruge qorre! Shumë shpejt hapet Zyra e Re për punësim dhe në Durrës”.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama një vizitë të tillë pa paralajmërim zhvilloi edhe në doganën e Hanit të Hotit.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

A ju besohet se kjo eshte Dogana e Durresit? Po,ne keto dy kioska sherbehen importuesit shqiptare e te huaj! pic.twitter.com/KZHJcm0hW7
— Edi Rama (@ediramaal) January 26, 2014
“Një godinë e rrënuar komuniste për administratën, dy kioskat që patë dhe një peshore e vetme për mijëra konteniere, doganë e botës së tretë!”, shkruan nga Durrësi, kryeministri Rama në profilin e tij në Twitter.
Nje godine e rrenuar komuniste per administraten,dy kioskat qe pate dhe nje peshore e vetme per mijera konteniere, dogane e botes se trete!
— Edi Rama (@ediramaal) January 26, 2014
Kryeministri ka shkruar sërish në profilin e tij në Twitter, në lidhje me gjendjen në doganën e Durrësit. “Kjo gjendje turpëruese për shtetin dhe torturuese për biznesin duhet dhe do të marrë fund me projektin tonë të ri për Doganën e Durrësit!”, shkruan Rama.
Kjo gjendje turperuese per shtetin dhe torturuese per biznesin duhet dhe do te marre fund me projektin tone te ri per Doganen e Durresit!
— Edi Rama (@ediramaal) January 26, 2014
Gjithashtu kryeministri ka vizituar edhe zyrën e punës që ndodhet në qytetin bregdetar. “Zyra e Punës në Durrës, apartament i blerë nga shteti në kat të dytë, në fund të një rruge qorre! Shumë shpejt hapet Zyra e Re për punësim dhe në Durrës”.
Zyra e Punes DR apartament i blere nga shteti ne kat te dyte,ne fund te nje rruge qorre! Shume shpejt hapet Zyra e Re per punesim dhe ne DR.