Rama: Ne e bëmë BB më efiçente
Paraardhësit i ulën kilometrazhin 

Rama: Ne e bëmë BB më efiçente<br />Paraardhësit i ulën kilometrazhin 
“E kemi bërë BB në shqipëri një institucion shumë më të shpejtë dhe shumë më eficent. kjo është merita jonë , por ishte faji ynë jo i joni por i paraardhesve tanë që bankës i ra kilometrazhi deri në zero dhe stopoi" -kështu u shpreh sot kryeministri Rama përmes ironisë dhe batutave duke drejtuar gishtin e përgjegjësisë nga paraardhësit e tij e gjatë nënshkrimit të marrëveshjes për reformat e shërbimeve publike me Bankën Botërore

"Kemi ndërtuar nje dialog real kemi ndertuar një ekip të përbashkët, kemi pasur rolin tonë në rritjen e shpejtësisë së bakës botrore duhet ta themi dhe këtë , sepse BB është një lloj makinerie shmë e madhe që kilometrazhin e ka sipas rrugës ku ecën. Nëse i shtrohet një rrugë për të ecur më shpejt ecën më shpejt , nëse rruga është me gropa dhe me pengesa ecën më ngadalë"

"Ndërkohë që ne kemi shtruar me shpejtësi cdo rrugë ku makina e bankës boterore duhet të vihet në lëvizje , në mënyrë që të mos pësonim pasojat e kilometrazhit të ulët me të cilin banka u mësua vitet e fundit , jo për fajin e vet por sepse në anën tjeter skishte shpejtësi .dhe këtë besoj nuk do ta pranojnë me gojë por me vetën e tyre , e dinë dhe vete që kjo është e vërtetë. Pra e kemi bërë BB në shqipëri një institucion shumë më të shpejtë dhe shumë më eficent. kjo është merita jonë , por ishte faji ynë jo i joni por i paraardhesve tanë që bankës i ra kilometrazhi deri në zero dhe stopoi dhe shkruante raporte që gjërat po ecin mire po gjë spo duket në horizont"-tha kryeministri Rama.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara