Rama në Fier: Shëndeti më i rëndësishëm se karriget në Kuvend! Basha mbledh njerëz me 2 gishta mbi makina, injorancë e papërgjegjshmëri

TIRANË- Nga qyteti i Fierit, kryeministri Edi Rama është shprehur se procesi i vaksinimit është prioritet i qeverisë së tij, e nuk ka nguruar që të thumbojë kryedemokratin Lulzim Basha. Rama risolli në vëmendje momentin kur Basha u ngjit mbi një makinë në Kavajë i rrethuar nga një grumbull shumë i madh njerëzve, duke e cilësuar si të turpshme, injorancë dhe papërgjegjshmëri. Për Ramën, Basha po jep një shembull të keq në këtë fushatë elektorale, sipas së cilit tregon se më i rëndësishëm është një karrige në parlament se shëndeti i qytetarëve.

" Ky është një proces që duhet të shkojë në kujdes me kujdesin dhe mbrojtje, është fatkeqësi e madhe që për shfaqje politike dhe interesa partiake jep shembullin në  të keq duke grumbulluar njerëz dhe duke ngritur 2 gishta mbi makinë, por njerëzit duhet të kuptojnë që kjo është një luftë për shëndetin, një luftë për shumë njerëz që janë më të dobët dhe të gjithë duhet të bëjnë kujdes, të distancohen nga situata absurde që tregojmë injorancë dhe papërgjegjshmëri nga ata që i krijojnë këto situata dhe këputja e zinxhirit të vaksinimit është prioritet numër një, fushata, zgjedhjet, karriget në parlament janë 5 me hic përpara kësaj sfide dhe këtij objektivi, ne do të vazhdojmë vaksinimin dhe turpi i mbetet atyre që e kanë", tha Rama në Fier.

Rama shoqërohej nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila tha se përqindja e mësuesve që refuzojnë që të bëjnë vaksinën nuk është alarmante dhe o u jepet mundësia për ta bërë në një moment të dytë. Që prej 11 janarit, vijon procesi i vaksinimit anti- COVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit si dhe në shkolla për arsimtarët. Gjatë ditës së djeshme janë kryer 2666 vaksinime anti-COVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 30,031 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:26
Djali i legjendës së basketbollit në Fier i kërkon autograf Ramës

Teksa ishte në Fier, duke inspektuar procesin e vaksinimit, një nga mësuesit e fizkulturës i kërkoi Edi Ramës, një autograf, si një ish-basketbollist dhe jo kryeministër. Ai tregoi se ishte djali i Kozma Monës, ose legjendës, siç e ka cilësuar kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.

" Mësues fizkulture jam, djali i Kozma Monës, nuk e di nëse e mban mend", tha mësuesi.

Ora 11:41
Refuzimi i mësuesve për vaksinën anti-COVID/ Manastirliu: S'është në përqindje alarmante! Mund ta bëjnë në një moment të dytë (VIDEO)

Nga Fieri, ku po mbikëqyrte procesin e vaksinimit, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastiliu tha se refuzimi i mësuesve nuk është në një përqindje alarmante për bërjen e vaksinës. Ajo shtoi se kjo vaksinë mund ta bëjnë edhe në një moment të dytë.

"Nuk ka pasur një përqindje që të na alarmojë në këtë pjesë pasi bëhet një vlerësim i mësuesve paraprakisht para se të bëhet vaksina, si është gjendja, jepet rekomandimi nga mjeku përkatës, nëse heziton dhe do ta bëjë në një moment të dytë, shkruan arsyen në formular, vaksina nuk është e detyrueshme, por është e këshillueshme", tha Manastirliu.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja