Rama në Forum e Macron:
Ekonomia e dijes prioriteti ynë
 

Rama në Forum e Macron:<br />Ekonomia e dijes prioriteti ynë<br /> 
Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar në “Global Positive Forum” një Forum në Francë për të folur rreth temës “Nxitja e ekonomive pozitive në vendet në zhvillim”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama u shpreh se shqiptarët i kanë lënë përgjegjësinë e madhe që të drejtojë vendin në këto kohë të vështira.

Duke u ndalur tek ekonomia si zgjidhje e problemeve dhe sfidave, Rama tha se elementi më të rëndësishëm në ekonominë moderne është dija.

“Në fund, nëse bëjmë sot e kurdoherë diferencat midis vendeve, vendet nuk ndahen midis atyre që kanë, por sa dinë të bëjnë dhe ekonomitë që dinë të bëjnë, ekonomitë e dijes janë ato më të arrirat, janë ato ekonomitë e së ardhmes”, u shpreh më tej Rama.

Eventi u organizua në Paris nën kujdesin e Presidentit francez Emmanuel Macron.

Fjalimi i plotë i Kryeministrit Rama në Forumin e mbajtur në Francë:
Ky vit ishte një vit zgjedhjesh, si në vendin tim ashtu dhe në tuajin. Tek ne, partia ime dhe unë fituam, në tuajin ishte bota që fitoi. Sa ndryshe do të ishin ndjerw miliona njerëz nëpër botë nëse kjo tokë e madhe e lirisë, vëllazërisë dhe barazisë do t’ia dorëzonte politikën të djathtës ekstreme? Por, kështu populli francez na dha shpresë, ndërsa Presidentit tuaj i dha përgjegjësinë e madhe që të drejtojë vendin në këto kohë të vështira, ashtu sikurse shqiptarët më dhanë të njëjtën përgjegjësi mua.

Jetojmë në një botë që përballet me probleme dhe sfida, por e drejta për të udhëhequr është ndër privilegjet më të mëdha që populli mund t’i japë dikujt. Ndaj dhe unë e nis çdo ditë duke i bërë vetes këto dy pyetje thelbësore:

- A jam duke e ndihmuar popullin tim dhe vendin tim që t’u bëjë ballë këtyre sfidave?

- A jam duke e ndihmuar popullin tim që të bëjë një jetë më të mirë?

Nuk është e lehtë, pa dyshim, por këto dy pyetje janë si dy yjet e mi orientuese.

Në zemër të gjithë kësaj është gjithmonë ekonomia dhe u ndjeva shumë i nderuar kur  dhe Jacques Attali më kërkoi që të ndaja me ju sot vizionin tim mbi ekonominë pozitive. 

Në fund të fundit, çfarë nënkuptojmë me “ekonomi”?

Nënkuptojmë njerëz. Nënkuptojmë njerëz që veprojnë, blejnë dhe shesin mallra e shërbime.

Nënkuptojmë sipërmarrës që kanë ide dhe i realizojnë ato, që krijojnë vende pune dhe plotësojnë nevojat e të tjerëve.

Nënkuptojmë qeveritë që hedhin themelet për zhvillim dhe krijojnë vende pune dhe pasuri me sisteme tatimore, të cilat më pas bëjnë të mundur investimin e duhur në të mirën publike, në shkolla, në spitale, në rrugë, në financimin e policisë dhe të ushtrisë që luftojnë kundër krimit dhe terrorizmit dhe na bëjnë të ndihemi të sigurt.

Pra, e shikoni çfarë dua të them me të qenit “në zemër të gjithçkaje”? Gjithçka prekim. Gjithçka që na prek. Gjithçka që dëshirojmë për të ardhmen. Është e komplikuar, sigurisht. Vërini bashkë në një dhomë dy ekonomistë dhe pa kaluar shumë kohë ata do jenë në kundërshtim me njëri-tjetrin.

Por, në pozicionin tim, në majën e qeverisë, me kaq shumë ambicie për vendin tim, me aq shumë dëshirë që ambiciet dhe talentet e popullit tonë të përmbushen, çfarë konsideroj unë si elementin më të rëndësishëm të ekonomisë moderne? – Është dija.

Në fund, nëse bëjmë sot e kurdoherë diferencat midis vendeve, vendet nuk ndahen midis atyre që kanë, por sa dinë të bëjnë dhe ekonomitë që dinë të bëjnë, ekonomitë e dijes janë ato më të arrirat, janë ato ekonomitë e së ardhmes.​


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni

Vuani nga diabeti? Ja 6 frutat që ju ndalohen kategorikisht dhe 4 të tjerat që duhet t’i konsumoni