Rama mban fjalën në forumin diplomatik të Antalias, 'thumbon' BE: Lufta në Ukrainë mesazh për njerëzit e mëdhenj që nuk mbajnë premtimet

I pranishëm në forumin diplomatik të Antalias, kryeministri Edi Rama e 'shfrytëzoi' fjalë e tij edhe për të 'thumbuar' Bashkimin Europian për mosmbajtjen e premtimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Teksa përmendi pushtimin rus të Ukrainës, kreu i qeverisë shqiptare tha se ky duhet të jetë një mesazh i qartë për 'njerëzit e mëdhenj të BE që marrin vendime duke premtuar dhe duke mos i mbajtur ato".

"Unë shpresoj që ajo çfarë po ndodh këto ditë do të shërbejë në një farë mënyre për të hedhur një farë drite dhe për të sjellë një lloj ndërgjegjësimi për vendet e BE-së dhe për vendet e mëdha të BE-së, të cilat nuk kanë parë luftë gjatë jetës së tyre. E kam fjalën për brezin që sot udhëheq Bashkimin Europian, nuk ka parë asnjëherë luftë. Ndaj për ta është bërë gjithmonë e më tepër problem që të merren me opinionin e tyre publik. Është bërë gjithmonë e më tepër një sfidë për t’u përballur me valët e populizmit e të djathtës ekstreme, më shumë se sa të ecim përpara me projektin europian. Atë që etërit themelues përfytyruan dhe hartuan si një shtëpi e përbashkët ka humbur në një farë pike në përkthimin e paragrafëve të pafundëm të burokracisë europiane dhe sa i takon Shqipërisë e sa më takon mua, besoj që na duhet të vazhdojmë të ecim me reformat dhe na duhet të nxisim për ta bërë vendin tonë një shtet europian, mbështetur në të njëjtat parime e vlera, një vend që funksionon me të njëjtat nivele apo standarde si Bashkimi Europian, jo sepse njerëzit në Paris, në Bruksel apo në Berlin na e kërkojnë këtë, por sepse kjo është ajo çka u detyrohemi fëmijëve tanë.", tha Rama gjatë fjalës së tij. 

Forumi Diplomatik i Antalisë është takim i nivelit të lartë, në të cilin adresohen sfidat ndërkombëtare dhe në të cilin marrin pjesë liderë shtetesh, diplomatë dhe akademikë. Tema e këtij viti e Forumit të Diplomacisë së Antalisë është “Rrugët rajonale dhe globale drejt paqes dhe prosperitetit”.

Ky Forum do t'i zhvillojë punimet nga data 11 deri më 13 mars dhe do të marrin pjesë përfaqësues nga rreth 70 shtete.

 

Rama në forumin diplomatik të Antalias

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:24
Xhaçka në forumin e Antalya-s: BE të ndryshojë qasje, aktorë të tretë po rrezikojnë arritjet në procesin e integrimit

 

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, mori pjesë në Forumin e Diplomacisë së Antalias, që u mbajt në Turqi. Gjatë fjalës së saj në panelin “Dialogu Pajtues në Ballkan”, Ministrja Xhaçka theksoi se BE ka bërë një punë shumë të mirë për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj sulmi mbi Ukrainën rikonfirmoi atë ç’ka vetë Shqipëria e kishte thënë prej kohësh: aktorë të tretë po ndërhyjnë për të zhbërë gjithë arritjet e deritanishme. 

“Bisedë pas bisede, më kujtohet se kemi folur me të gjithë homologët tanë evropianë se këtë perspektivë të vendit tonë, Bashkimi Evropian nuk po e mendonte strategjikisht, nuk po adoptonte një qasje strategjike për sigurinë dhe perspektivën evropiane të rajonit. Integrimi po ngecte. Procesi që kishim nisur, i cili ishte bazuar në merita, megjithëse kishim përmbushur të gjitha detyrimet që kishim, po mbahej artificialisht pezull dhe kjo krijoi një vakum. BE humbi besueshmërinë e saj”, tha kryediplomatja shqiptare. 

Më tej, duke iu referuar agresionit rus ndaj Ukrainës Ministrja Xhaçka theksoi se BE duhet të shikojë me rëndësi thelbësore integrimin për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe  përshpejtimin e procesit. 

Forumi i Diplomacisë së Antalias është një mbledhje e nivelit të lartë të profesionistëve që merren me diplomaci si liderë politikë, diplomatë, opinionistë apo akademikë. Ai paraqet një platformë  për aktorët rajonalë dhe globalë nga sferat e diplomacisë, politikës dhe biznesit për të shkëmbyer ide dhe për të adresuar sfidat ndërkombëtare.

Ora 16:10
Rama në forumin diplomatik të Antalias, batuta për integrimin: Gati të 'martohemi' me BE, por këtë herë pa ahengje

Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria do të vazhdojë punën për të realizuar ëndrrën europian, megjithëse BE nuk po mban premtimin.

Rama nuk kurseu edhe batutat ku tha se Shqipëria nuk do të përgatisë më “ahengje” për BE edhe pse është gati “të martohet pa hezitim me të”.

Nga ana tjetër, kur Bashkimi Europian të formalizojë këtë proces, pra se kur e bën këtë Bashkimi Europian, nuk na takon ne dhe sinqerisht sipas fjalëve të tyre, sipas angazhimeve të tyre me shkrim, ne jemi përgatitur për këtë dasmë disa herë, por nusja nuk erdhi. Kështu që tani nuk do të përgatisim më dasmë, por do të punojmë dhe jemi aty. Kur të duan të martohen me ne, do të jemi gati të martohemi, kështu  që nuk do të  kemi asnjë moment hezitimi, por asnjë përgatitje më, as me orkestër, as me fjalime sepse ata nuk janë në gjendje të mbajnë premtimet e tyre. Kjo është shumë e qartë. Ndoshta, them ndoshta kriza në zemër të Europës tashmë, me këtë agresion ushtarak të pa imagjinuar vetëm pak kohë më parë, ndaj një vendi demokratik do t’i zgjojë në një farë mënyre dhe do t’i bëjë të kuptojnë disi nevojën për të farkëtuar paqen çdo ditë, pa e marrë atë asnjëherë të mirëqenë e ndoshta edhe gjeopolitika do të bëhet edhe më e ndjeshme dhe më e arsyeshme, duke kuptuar se Ballkani Perëndimor është shumë më mirë të jetë brenda se sa të lihet në periferi të Europës. Është një hapësirë ku nisi Lufta Botërore, është një hapësirë ku ka pika të dobëta siç u tha. Është një hapësirë ku aktorë të tretë përpiqen të zënë vendin e tyre, të krijojnë trazitë e tyre për projektin europian, por është po kështu dhe një hapësirë ku ka një mbështetje të jashtëzakonshme për projektin e Bashkimit Europian. Kësisoj shqiptarët janë njerëzit më pro europianë sot sesa francezët.

Megjithatë, nëse edhe kjo nuk mjafton për BE, nuk ka problem për ne. Ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë dhe siç e thashë, do përqëndrohemi shumë herë me tepër tek rajoni, do kujdesemi shumë herë më tepër për rajonin tonë sepse aty duhet të mbajmë sa më shumë, të ruajmë sa më shumë të jetë e mundur, çka kemi arritur deri tani dhe të bëjmë më shumë përparim për të arritur paqe midis të gjitha vendeve, në mënyrë që të gjashta vendet e Ballkanit Europian të njihen, të repsektohen dhe të jenë në vendin që u takon, ndërkohë që pjesa tjetër nuk varet nga ne. Nëse kjo luftë nuk është mjaftueshëm, nuk e di se çfarë duhet të vijë që ky mesazh t’u kalojë e t’u përcillet të mëdhenjve të Europës që marrin vendime, e që nuk mund të vazhdojnë në këtë mënyrë, duke dhënë premtime e duke mos i mbajtur ato, duke bërë premtime e duke mos i mbajtur ato sepse bota është gjithmonë e më e ndërlikuar dhe mungesa e udhëheqjes, e strategjisë, e kurajos për të punuar më tej mbi projektin e etërve themelues mund të rezultojë në fund e të sjellë një kosto shumë të lartë e nuk dëshiroj të jetë ky rasti. "tha Rama gjatë fjalës së tij.", tha kryeministri. 

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 12/03/2022 06:53

    Servilizem i papare. Kur takohet me perendimoret, thumbonte Putinin. Tani qe e di qe Erdogani ka raporte te mira me Putinin, thumbon perendimoret.

    Përgjigju
  • Mendohu mire kryeminister, leri takimet jashte: 11/03/2022 20:19

    Uaaa sa je shtrembur ne trup, sa keq dukesh ne foto, ehee hernia diskale te ka shkaterruar si ish baskebollist ????. Rama per sa kohe hajdutet dhe katunaret, sot i ke ne qeveri me vila e apartamente luksi, Peleshi katunar korce, sot ka sjell me fis edhe jane pasanik ne tirane. Gjith xhuxha ne foto stafi juaj Rama, shih turqit jane te zinj. Populli as ju nuk ju do me, erdhet me vizion ne sherbim te qytetarit dhe rezultoi 0, sa sherbime online apo mendime online kerkon te populli, i merr edhe taksa te krijosh sherbime online. Dhe as Berisha, Meta, Basha ta harrojne se do ju doj populli, kjo proteste ju tregoi i keni masakruar ne xhepat dhe shtepite e tyre, te jetojne pa dhimbje, pa vuajtje e sakrifica ne varferi, duke punuar me djerse. Si dolet thate jemi ne lufte, ecni ne kembe sidomos Balluku. Popull mos u drejtoni vetem Ramaaa, por kerkoni ministrat te japin doreheqja, kryetar bashkie. Se e kane masakruar Shqiperine taksaaaaaa taksaaaaaa, kur nderkohe fusin duart ne arken e shtetit, tani Rama del do filloje te ndjehet kriza ekonomike, shtrengoni dhembet, as Zelensky ska thene kete gje qe eshte ne lufte per jete a vdekje. Merr masa se po falimenton qytetar, biznes edhe administraten. Po falimentuan keto cdo I kerkosh popullit me, vec jeten te japin si saliu qe krijoi luften '97. Mos ardht kurre ai maskarai.

    Përgjigju
  • AltinTop: 11/03/2022 19:48

    Nuk do futesh ne BE kurre pa plotesuar kushtet o Palla i ballkanit. Keni vjedh e djegur 30 vite pa ju hy gjemb ne kembe…tani doni hapje negociatash…Harrojeni.

    Përgjigju
  • Cxxx: 11/03/2022 19:20

    Rama zemra jon ...bravo i qoft ..saliu ne litar

    Përgjigju
  • Aida: 11/03/2022 17:09

    Njesoj si ti qe nuk ke mbajtur asnje premtim qe nga 2013

    Përgjigju
    • Njeriuimadh: 12/03/2022 00:19

      Sa bukur e ke thene!

    • A. N.: 11/03/2022 23:55

      Ai nuk foli per veten e tij por per njerezit e medhenj.

    • Dardani: 11/03/2022 17:53

      Dergoni te fala...nga protestuesit...

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës

Atentati në Vlorë, 30 plumba drejt makinës së Kevin Hajrullës