Rama në Fox News: Shqipëria
mbështet SHBA për krizën siriane

Rama në Fox News: Shqipëria<br />mbështet SHBA për krizën siriane
Kryeministri Edi Rama ka folur në një intervistë për kanalin amerikan fox Business per krizën siriuane duke shprehur hapur mbeshtetjen për qëndrimin Amerikan rreth kësaj krize. I pyetur rreth regjimit të Bashar Al Asad kryeministri Rama u shpreh se askush I arsyeshëm nuk mund ti besojë Asadit ndërsa e cilësoi mbështetjen e Rusisë për Asad si një problem të presidentit rus Putin.

Kryeministri Rama shtoi se e gjithë kjo situatë e krijuar mund të kapërcehet me një përpjekje të përbashkët ku padyshim kanë rol të rëndëshëm edhe Rusia edhe Irani. I pyetur për marrëvëshjën e SHBA me Iranin kryeministri Rama u përgjigj se ka besim se marrëveshja e arritur me Iranin është në të mirë të botës dhe SHBA.

Ndërkohë që theksojmë këtu një përplasje e re mes SHBA-Rusi duket në horizont. Pas bombardimeve të para të avionëve rusë mbi Siri, duket se qëllimi i tyre ishte jo për të goditur objektivat e Shtetit Islamik, por për të goditur rebelët sirianë që luftojnë kurndër presidentit Bashar al Assad e kanë mbështetjen amerikane. E për këtë Uashingtoni ka kërkuar takim të menjëhershëm me ushtarakët rusë. NATO nga ana tjetër tha se ka pasur shumë pak koordinim me forcat ruse. 

Ja intervista e plotë e kryeministrit Rama
 
Z.Rama mirëserdhët. Situatë e komplikuar në Siri apo jo?

Nuk është aspak e lehtë dhe padyshim që do të kërkojë kohë por besoj fort se presidenti Omaba kishte të drejtë kur theksoi se përtej zgjidhjes ushtarake nevojitet edhe një përpjekje e përbashkët duke përfshirë edhe Rusinë dhe Iranin.

Por Rusia tashmë është pjesë dhe po godet ato që ajo i cilëson si objektivat e ISIS. A e besoni ju këtë?
Kjo duhet ende të qartësohet por natyrisht por unë besoj se këto lloj backfires në procese si këto nuk janë aq befasuese për sa kohë nuk ka veprim të bashkërenduar. 

Ju e dini që dy presidentët Obama dhe Putin janë takuar dhe kanë diskutuar gjatë asamblesë së përgjithshme të OKB-së. Mendoni se Putin e ka ngritur këtë çështje në atë takim, pra që do të bënte një veprim të tillë?
Unë nuk mund të them se çfarë Putin i tha presidentit Obama por me siguri Obama kishte të drejtë për një përpjekje të përbashkët sepse duket që pasojat janë shumë të rënda dhe fluksi i refugjatëve tregon një pjesë të historisë. Ndërsa pjesa tjetër e historisë është radikalizimi i mëtejshëm që mund të godasë kudo dhe këdo.

Po çfarë mendoni lidhur me deklaratën e ish sekretares amerikane të shtetit Madlenë Albright se SHBA-të duhet të kishin vepruar përpara sa i takon situatës në Siri, por nuk vepruam ndaj tani po përballemi me këtë situatë?
Ajo mund të ketë të drejtë, por ajo që është bërë, është bërë dhe tani është koha për të reaguar me shpejtësi dhe për të bashkërenduar përpjekjet. 

Po a nuk ju duket e çuditshme, që kemi avionët amerikanë dhe ata rusë që operojnë në të njëjtën zonë por godasin grupe të ndryshme. SHBA-të kanë deklaruar se grupet që po godet Rusia nuk janë ISIS por grupe opozitare që gëzojnë mbështetjen amerikane që luftojnë kundër regjimit të Bashar al Assad. Kjo nuk është aspak situatë e mirë apo jo?
Natyrisht që kjo nuk është e mirë, por në të njëjtën kohë nuk është mirë të shkosh edhe më thellë në spekullime dhe parashikime që mbase mund të mos dalin të vërteta.


A i besoni ju Asadit?
Askush me një nivel të caktuar arsyetimi mund ti besojë Asadit.

Po Vladimir Putin i beson atij, dhe që Asad është lideri legjitim i Sirisë?
Ky është problemi me Putin dhe Rusinë e tij deri më tani. Por sërish po jua them që unë besoj fort se e gjithë kjo mund të kapërcehet nga një përpjekje e bashkërenduar. Ndaj kjo është arsyeja pse presidenti Obama kishte të drejtë kur tha se Rusia dhe Irani mund të jenë të rëndësishëm në gjithë këtë situatë.

Po ndërkohë besoj se e dini që republikanët të cilët duan ti marrin vendin, kanë thënë se presidenti Obama e ka menaxhuar në mënyrën më të keqe këtë situatë.
Po sepse ata duan postin e tij, por mendoj se ai po bën punën e duhur për të mbrojtur brezat e ardhshëm dhe kam besim të plotë se negociatat dhe marrëveshja me Iranin ishte në të mirën e SHBA-ve dhe për gjithë botën. Unë besoj se ka një paralele të rëndësishme të asaj që të gjithë ne mund të bëjmë përvec përdorimit të forcës ushtarake që është beteja për të fituar zemrat dhe mendjet e brezave të ardhshëm në mbarë botën. në këtë drejtim besoj se Barak Obama është një pikë e rëndësishme referimi.


Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com|)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool