Rama në Hong Kong- investitorëve 
 aziatikë: Shqipëria ofron mundësi 

Rama në Hong Kong- investitorëve <br /> aziatikë: Shqipëria ofron mundësi 
Kryeministri Rama u ka bërë thirrje biznesit kinezë dhe atyre nga Hong Kongu të investojnë në Shqipëri. Kreu i qeverisë ndodhet për një vizitë tre ditore në Honk Kong, ku ka marrë pjesë në forumin ekonomik. Rama theksoi se vendi ynë ofron për investitorët e huaj avantazhe të mëdha, si sistemi fiskal, kosto e punës, pozicioni gjeografik por dhe klima positive në rajon.

“Të investosh në Shqipëri nuk do të thotë thjesht të investosh në Shqipëri, por të investosh në një treg shumë më të gjerë dhe të kesh potenciale më të mëdha zgjerimi në një zonë që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor. Deri para pak vitesh ishte e pamundur ta imagjinoje këtë zonë si një treg të përbashkët, por sot ajo është në fakt një treg i përbashkët. Për sa i përket taksave dhe kostos së punës, ne jemi në një pozicion shumë të favorshëm, por veçanërisht kosto e punës tek ne deri tani është shumë e ulët. Dua, gjithashtu, të ndaj me ju, një shifër shumë inkurajuese rritjeje. U kthyem drejt një trendi sistematik rritjeje. Vjet arritëm 2.1%. Në fund të vitit synojmë të arrijmë 2.7 – 3%, që sigurisht nuk është e mjaftueshme për ekonominë tonë, por është shumë inkurajuese nëse e shohim si pjesë të një trendi ose si pjesë e një projeksioni që mendohet se do të konsolidohet në vitet e ardhshme.”-tha Rama

Qeveria shqiptare, vijoi Kryeministri, është angazhuar që të riformësojë modelin e zhvillimit ekonomik, bazuar drejt burimeve të vërteta të zhvillimit, duke filluar nga nafta dhe mineralet, energjia, turizmi, bujqësia dhe prodhimtaria. Shqipëria ofron për investitorët e huaj avantazhe krahasuese edhe sa i përket pozicionit gjeografik, sistemit fiskal, kostos së punës, por edhe kimës pozitive në rajon.

“Qëllimi kryesor i yni është që ta bëjmë Shqipërinë shumë tërheqëse edhe për vizitorët nga Kina, për të krijuar një treg turistik për vizitorët nga Kina. Jam i sigurt që njerëzit që janë pjesë e kësaj industrie dhe që kanë investuar jashtë shtetit do e shikonin Shqipërinë si shumë tërheqëse nga kjo pikëpamje dhe investimet do ishin me shumë leverdi për vitet që do vijnë, sepse ato do të krijojnë padyshim mundësi shumë të rëndësishme për pushuesit nga Kina dhe Hong-Kongu.”

Kryeministri Edi Rama do të takohet edhe me guvernatorin e Hong Kongut, Leung Chun-Ying.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës

Zjarret e furishme në Greqi, Shqipëria i shkon në ndihmë me 30 efektivë zjarrfikës dhe 5 mjete: Do qëndrojnë deri në stabilizimin e situatës