Rindërtimi i ‘Muzeut të Kujtesës’ në Shkodër, Rama: Do sjell më shumë vizitorë, fillimi i një transformimi që nisi 30 vjet me vonesë! Ndërtojmë parkim të madh nëntokësorë

Nga Shkodra teksa ishte i pranishëm në inspektimin e rindërtimit të ‘Muzeut të Kujtesës’ në këtë qytet, Kryeministri Edi Rama tha se ky projekt do të sjell më shumë vizitorë në Shkodër.

Kryeministri mori pjesë në takimin prezantues të dy projekteve atë të rindërtimit të 'Muzeut të Kujtesës', si dhe rindërtimin e hapësirës përreth Xhamisë së Madhe Shkodrës, prezantim që u realizua në një takim të hapur me qytetarë të Shkodrës dhe përfaqësues të komunitetit fetar.

Rama bëri me dije se këto projekte janë të financuara nga qeveria në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër. 

‘Muzeu i Kujtesës’ do të jetë një tjetër hallkë e zinxhirit të këtyre hapësirave që ne kemi krijuar që me ‘Bunkartin’ në Tiranë me ‘Muzeun e Gjetheve’ që kanë krijuar goxha impakt edhe ndërkombëtarisht. ‘Muzeu i Gjetheve’ është vlerësuar nga Këshilli i Europës dhe nga ky efekt padiskutim që Shkodrës do t’i bëhet një promovim i mëtejshëm duke bërë që të dal nga kufinjt e Shqipërisë dhe kjo do të sjell më tepër turistë dhe shumë më tepër të ardhura. Ne jemi shumë të vetëdijshëm për barrën financiare që kanë këto 2 investime kanë, por do ta financojmë së bashku me Bashkinë Shkodër, barrën më të madhe do ta mbajë qeveria për Muzën e Kujtesës’. Po ashtu financojmë edhe rindërtimin e sheshit të madh të xhamisë’, tha ai.

Rama tha se një tjetër projekt me rëndësi për Shkodrën do të jetë edhe një parkim i madh nëntokësor, që do të zgjidh problemin e parkimeve në këtë qytet.

‘Në bashkëpunim me bashkinë, por Fondi Shqiptar i Zhvillimit mund të jap edhe kontributin e vet, do të ndërtohet edhe një parkim i madh nëntokësorë, ku do të mund të çlirohet një pjesë e ngarkesës që ka mbi tokë në Shkodër. Jemi duke punuar për një program kombëtar për një infrastrukturë të re të parkimeve, jo vetëm në Shkodër’, tha Rama.

Kryeministri tha se këto projekte do të transformojnë Shkodrën, një qytet që është lënë prej vitesh në harresë.

‘Shkodra ka hyr në një fazë të re transformimi dhe kjo është e prekshme dhe për qytetarët e Shkodrës dhe vizitorët, ky është fillimi i një transformimi që filloi me 30 vite vonesë dhe tani nuk do të ndal, të tjera projekte do të bëjmë dhe kemi në plan që ti japim kryeqyteti të veriut të gjithë mbështetjen dhe fuqinë që ka nevojë në aspektin ekonomik dhe për ta forcuar dhe rritur sa më shumë dhe më shpejt edhe trendin e sapo nisur të një turizmi të qëndrueshëm në Shkodër’, tha ai.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 15 Mars, 07:27

    A mendoni se SPAK po e heton siç duhet masakrën e Gërdecit?



×

Lajmi i fundit

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët

Berisha ‘Non Grata’ në SHBA premton ‘lehtësim’ vizash! Ndjek podcastin e Ramës: Me ty, integrimi në BE më i largët