“E di që Shqipëria sot është një vend tërësisht i ndryshëm, shumë i ndryshëm fal jush, në fillim si kryebashkiaku më i dashur që Shqipëria ka pasur ndonjëherë, dhe tani si kryeministri më i dashur që ka Shqipëria, " është shprehur Peres.
Ish-presidenti izraelit ka përgëzuar kryeministrin Rama për përpjekjet e tij në "rilindjen e Shqipërisë" siç shprehet ai.
"Në realitet keni treguar se me zgjuarsi dhe vullnet të mirë ju i keni shërbyer shumë njerëzve tuaj dhe e rivendosët Shqipërinë sërisht në hartë. Jam shumë i prekur kur ju shoh këtu ju. Shqipëria është një vend i vogël ashtu sikurse ne.Vogëlsia dhe madhështia në ditët e sotme nuk maten nga madhësia territoriale apo popullsia, por maten vetëm nga vlerat dhe cilësia e edukimit që një vend mbart. Me sa di unë ju keni ende shumë probleme, por çfarë bëtë në një kohë të shkurtër është fantastike, ndaj dua t’iu përgëzoj që jeni duke rilindur Shqipërinë që të ketë bukurinë e tokës së saj, mirësinë e njerëzve të saj dhe për përpjekjet për t’u bërë një vend që nuk bazohet vetëm në bukurinë e tokës tuaj, por edhe në shkencë dhe teknologji,"ka thënë ish-presidenti.
Teksa shprehet se takimin me Ramën nuk e sheh vetëm në kuadrin e diplomacisë, Peres ofron gadishmirënië për ndihmë ndaj Shqipërisë.
"Me aq sa mundemi, do të jemi më shumë se të lumtur që t’ju ndihmojmë sepse vendet e vogla mund të bëhen të mëdhenj, jo nëpërmjet ushtrive, por nëpërmjet edukimit. Për mua ky nuk është vetëm një takim diplomatik, por edhe një event shumë emicionues.” thotë ish-presidenti izraelit.
Nga ana e tij, Kryeministri vlerësoi figurën e spikatur dhe popullore të ish Presidentit të Izraelit Shimon Peres, si mbartës së mesazheve të mirëkuptimit e bashkëjetesës në paqe mes vendeve.
Kryeministri Rama i dorëzoi ish Presidentit Peres, Medaljen e Mirënjohjes së Kryeministrisë, duke iu drejtuar me fjalët: “Për gjithçka jeni dhe përfaqësoni, për të “urtin” e Izraelit, ju falënderoj me zemër dhe, në emër të qeverisë shqiptare dhe të gjithë atyre, nëse me lejohet, që u mblodhën sonte këtu, ju dorëzoj Medaljen e Mirënjohjes se Kryeministrisë.
Shimon Peres, Presidenti i Izraelit nga viti 2007 deri në 2014, ka qenë gjithashtu 2 herë kryeministër. Në vitin 2012 Peres u dekorua nga Presidenti Obama me Medaljen Presidenciale të Lirisë për kontributin e tij për paqen, medaljen më të lartë shtetërore në SHBA.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)