Rama në kantierin e ndërtimit në Laç, Ahmetaj: Po punohet me tre turne për të ndërtuar 524 apartamentet, përfundojnë në fund të gushtit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar mbrëmjen e sotme punimet që po zhvillohen në kantierin e ndërtimit të banesave të tërmetit në Laç.

Kryeministri ishte i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj, nga drejtuesja e qarkut politik të PS-së në Lezhë, Lindita Nikolla dhe nga kryetarja e bashkisë së Laçit, Majlinda Cara.

Gjatë inspektimit të punimeve, Ahmetaj tha se po bëhet një punë kolosale për ndërtimin e 524 apartamenteve, të cilat pritet të përfundojnë në fund të gushtit ose në fillim të shtatorit.

Ahmetaj tha se në kantierin e ndërtimit në sajtin turk po punohet me tre turne, ndërkohë që shtoi se do të ketë penalizime dhe për palën shqiptare nëse brenda dy javëve nuk punojnë me tre turne.

‘Kemi godina që kanë ecur deri në katin e pestë. Këtu kryeministër punohet me tre turne. Janë 524 apartamente. Do të ndërtohet një qendër komerciale dhe njësi shërbimi dhe ambiente komunitare.

Pjesa veriore siç e shikoni janë në nivele 4-5 kate. Deri në fund të marsit të gjitha godinat do të jenë me kate përfundimtare. Gjithë sajti do të mbyllet në fund të gushtit, fillim të shtatorit. Ky sajt në Laç po ndërtohet nga kontributi i qeverisë turke.

Po punohet me tre turne pasi duam që tu dorëzojmë shtëpitë qytetarëve sa më shpejt të jetë e mundur. Sa më shpejt do të mbaroj aq më shpejt do të marrë frymëmarrje qytetit. Do të kenë penalizime ato që vonohen, e kanë me detyrim edhe kompanitë shqiptare. Përderisa punohet në sajtin turk.

Nga ana tjetër e qytetit të Laçit kemi sajtin tjetër që do të ndërtohet nge Fondi Shqiptar i Zhvillimit.’- tha Ahmetaj.

Punimet në këtë lagje u inauguruan më 23 dhjetor në një ceremoni simbolike ku të pranishëm ishin  kryeministri Edi Rama, ministri i rindërtimit Aben Ahmetaj, ministri turk i Infrastrukturës, Murat Kurum, teksa nga Turqia pati një komunikim live edhe të presidentit Recep Erdogan.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki