Prezantohet në Korçë projekti për stadiumin 'Skënderbeu'! Rama: Në 2025 do organizojmë Kampionatin Evropian për të rinjtë! Mundësi për turizmin

Në Korçë,u prezantuan sot projektet për ndërtimin e stadiumit të ‘Skënderbeut’, i cili do të shndërrohet së shpejti bashkë me Pallatin e Sportit, në qendër të re për qytetin, ku jeta sportive do të marrë hov dhe do të zhvillohet përgjatë gjithë ditës dhe vitit. I pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, i cili u shpreh se objektiv për 2025 është që në vendin tonë të organizohet kampionati europian i futbollit për të rinjtë.

Në garë ishin italianët e “ARCHEA Associati”, spanjollët e “BOFILL Architecture” dhe danezët e “CEBRA-s”. Projekti fitues u shpall 'Cebra Architecture'. Infrastruktura moderne do t’i shërbejë qyteteve, por edhe Shqipërisë, ku ambicia është zhvillimi i finaleve të Kampionatit Europian për të rinj.

‘Është hera e parë në historinë e UEFA-s që një shqiptar, drejtuesi i Federatës, përfshihet në komitetin e UEFA-s dhe besoj që kjo e forcon edhe pozitën tonë në përpjekjen tonë për të realizuar disa objektiva të tjerë, duke filluar nga objektivi ambicioz që në 2025 ne do organizojmë në Shqipëri kampionatin europian të futbollit për të rinjtë dhe kjo do të thotë që në 2025 ne duhet të jemi gati me këto stadiume të reja të cilave i shtohet edhe siç e tha presidenti, stadiumi “Selman Stërmasi” në Tiranë i cili do të ribëhet tërësisht po me këto principe dhe patjetër do të vazhdojmë edhe më tutje.’- tha Rama.

Stadiumi “Skënderbeu” do të transformohet në një kompleks sportiv me shërbime të ndryshme, duke ndjekur modelin e suksesshëm dhe shumë funksional të Stadiumit “Air Albania” në kryeqytet, falë iniciativës së qeverisë për rikonceptimin dhe rizhvillimin e komplekseve sportive dhe të stadiumeve të futbollit në qytetet Durrës, Korçë dhe Vlorë, në bashkëpunim me bashkitë përkatëse dhe Federatën Shqiptare të Futbollit.

Në muajin shkurt të këtij viti, Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit/ Atelier Albania hapën thirrjen për pjesëmarrje në Konkursin Ndërkombëtar për Projekt-Ide, ku në finale u përzgjodhën 3 finalistë me prestigj në skenën bashkëkohore të arkitekturës, ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë) dhe CEBRA (Danimarkë), të cilat sot nisën prezantimin e propozimeve arkitektonike për rizhvillimin  e  Kompleksit të Stadiumit.

 

Projekti ARCHEA Associati (Itali),

 

 

Projekti Cebra (Danimarkë)

 

 

 

Projekti Bofill ( Spanjë)

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:54
VIDEO/ Shpallet projekti fitues, ja si do të duket stadiumi i ri 'Skënderbeu' në Korçë

 

“Cebra Architecture” është shpallur projekti fitues për ndërtimin e stadiumit ‘Skënderbeu’ në Korçë.

Në garë për projektin e stadiumit ishin tre studio të mëdha finaliste, ARCHEA Associati (Itali), BOFILL Architecture (Spanjë) dhe CEBRA (Danimarkë).  Mes tre projekteve të propozuara Cebra Architecture ishte ai që tërhoqi vëmendjen dhe për rrjedhojë u shpall projekti fitues për stadiumin ‘Skënderbeu’.

 

G.MO/B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lori: 03/05/2023 06:33

    ky projekt eshte korruptiv,,,,sepse stadiumet moderne kane piste vrapimi,,,ky do jete pa piste,,,e stadiumet pa piste jane kalceto...mos e lejoni te behet....pranojeni vetem me piste,,,,do ta beje rama sic beri tiranen ,,,,i hoqi pisten ish qemal stafes, dhe ndertoi aty nje hotel...e gjithe qeverisja e ranes eshte e bazuar tek ndertimi i pallateve dhe hoteleve pa marre parasysh hapesirat e gjelbra,,pra lulishtet,,dhe parqet,,.distancat mes pallateve,,parkinget etj...,,

    Përgjigju
  • Iris: 03/05/2023 02:18

    Personalisht, mendoj qe do te zgjidhja projektin italian si me i bukuri.Projekti danez qe eshte fituesi ,frymezohet nga ekspesionizmi gjerman i viteve 20'te shek XX ne kinema.Shembullin ilustrues mund t'a gjeni te filmi /The cabinet of Dr Caligari/,kurse projekti spanjoll do te risillte ne jete dhe nje here makthin qe mban emrin /Air Albania/.Sikur te zgjidhej projekti italian,do te isha shume xheloze qe Korca mund t'a kishte me te mire se Tirana,por per danezin nuk prish pune le t'a gezojne.Uroj qe projektin italian t'ja aplikojne stadiumit /Dinamo/ne Tirane! Nje pyetje per Ramen:Po firmat arkitekturore shqiptare pse nuk konkurojne,apo i kemi nisur per //projekte// pertej La Manche?!

    Përgjigju
  • Joni: 02/05/2023 19:44

    Ky projekt do sjelle shume pamje te bukur ne korce

    Përgjigju
  • Deni: 02/05/2023 19:43

    Per investime te tilla ka nevoje ky vend

    Përgjigju
  • Renis: 02/05/2023 19:43

    Super projekt i mrekullueshem

    Përgjigju
  • AI XPT: 02/05/2023 18:56

    Si e mbeshtesin demokratët e Metës kryeministrin me komente.

    Përgjigju
  • Hasani: 02/05/2023 18:55

    Edhe Air Albania eshte 0 para atij ze Korces.

    Përgjigju
  • Sindi: 02/05/2023 18:19

    Sa shume jane shtuar investimet e tilla ne vendin tone,bravo dhe keshtu vazhdoni

    Përgjigju
  • Dea: 02/05/2023 18:18

    Nje tjeter projekt shume i mire i shtohet ketij vendi

    Përgjigju
  • Enri: 02/05/2023 13:19

    Nje stadium fantastik urojme te perfunoje sa me shpejt

    Përgjigju
  • Kleo: 02/05/2023 13:18

    Me hapa te tille dhe projektet e reja do ecim lart e me lart

    Përgjigju
  • Anisa: 02/05/2023 13:18

    Projekte mjaft te vecanta dhe te bukura

    Përgjigju
  • lola: 02/05/2023 12:42

    projekte te cilat e zhvillojne korcen edhe me shume,fitofte kompania me e mire

    Përgjigju
  • Ola: 02/05/2023 12:35

    Vetem ju keni punuar dhe i kene dhene nje fryme te re ketij vendi

    Përgjigju
  • Ina: 02/05/2023 12:35

    Eshte nje nga projektet qe padyshim do e rrise shume numerin e turisteve

    Përgjigju
  • Alesio: 02/05/2023 11:15

    Projekte dinjitoze qe po behen ne qytetin e korces fal qeveris rama per tu duartrokitur kurr dhe as nuk do e imagjinon dot qe nongradet te sillnin projekte te tilla ne Shqiperi

    Përgjigju
  • Eno: 02/05/2023 11:12

    Projekte te cilat do ge ndikojn mjaft ne rritjen e turistve

    Përgjigju
  • ani: 02/05/2023 11:11

    Projektevte cilat do e transformojn komplet kete qytet

    Përgjigju
  • titi: 02/05/2023 11:09

    shume projekte te bukura jan kushdo ta fitoj ai qe e meriton

    Përgjigju
  • Flori: 02/05/2023 10:31

    nje stadium qe do te prese skuadra nderkombetare per zhvillimin e ndeshjeve te kampionateve boterore

    Përgjigju
  • Jona: 02/05/2023 10:31

    nje stadium qe i ka munguar per shume kohe korces se bukur

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja