Rama në Kosovë: Në Kurban
rrëfeva të vërtetën time

Rama në Kosovë: Në Kurban<br />rrëfeva të vërtetën time
PRISHTINE- Kryetari i Partisë Socialiste që prej ditës së djeshme ndodhet në Prishtinë, ku do të festojë dhe ditën e shpalljes së pavarësisë.

TAKON THACIN
Rama nisi dje vizitën tre ditore në Kosovë, pasi përfundoi vizitën në Bruksel. Ai e cilësioi “të shkëlqyer”, takimin që pati dje pasdite me kryeministrin Hashim Thaçi. "Ishte një takim i shkëlqyer me Hashim Thaçin dhe një temë interesante më vete ideja e PS për një sistem të unifikuar arsimor me Kosovën", komentoi kreu socialist Rama, takimin me Thaçin, përmes rrjetit social Twitter.
Për mediat kosovare kreu socialist është shprehur i nderuar nderuar që do të kalojë vigjiljen e dy festave kombëtare në Kosovë. “Ishte si përherë kënaqësi e veçantë takimi me kryeministrin Thaçi, jo vetëm kryeministri i Kosovës por edhe një mik i mirë dhe shumë i respektuar nga të gjithë ne, në një moment të rëndësishëm, momentin e vigjiljes të një feste të madhe siç është festa e Pavarësisë dhe ajo e Flamurit, që unë kam privilegjin ta kaloj këtu, duke mu dhënë mundësia që të vizitoj edhe kryeministrin dhe vendet e simbolikës së madhe kombëtare”, ka thënë Rama, duke i dhuruar kryeministrit Thaci dhe një kopje të librit të tij.

"KURBAN
"

Libri "Kurban"  u prezantua në orët e pasdites së djeshme në ambientet e Muzeut Historik në Prishtinë,  duke konfirmuar, tashmë shtrirjen e axhendës së përhapjes së librit më të ri të kryetarit socialist dhe përtej kufinjve të shtetit shqiptar.
“Libri është një rrëfim që si çdo rrëfim pretendon të jetë historia e gjithë pranuar dhe e vërteta e gjithsekujt. Është vetëm historia ime dhe e vërteta ime dhe jam i bindur që secili nga personazhet e librit po ta shkruante të njëjtën histori, do shkruante një histori tjetër dhe do të rrëfente një të vërtetë tjetër e ajo që unë besoj, ne të gjithë së bashku si shqiptar në Shqipëri dhe në Kosovë kemi nevojë jo të ndërtojmë të vërtetat e të tjerëve, por të rrëfejmë të vërtetat tona”.- tha Rama.

VLERESIMET PER KURBAN
Libri u vlerësua dhe nga analistë e publicistë të pranishëm në aktivitet. Analisti dhe publicisti, Shkëlzen Maliqi është shprehur: “Në këtë kontekst mendoj se duhet të vlerësohet transparenca dhe me publikun e Edi Ramës. E shoh si një kontribut të vyer dhe kuptohet që Ramës mund t`i bëjnë vërejtje për portretizimet e njëanshme të kundërshtarëve, sidomos të Sali Berishës dhe Fatos Nanos dhe këto vërejtje i ka bërë në kritika, vetëm se unë portretizimet e Ramës ndaj Berishës dhe Nanos i shoh si politikisht dhe totalisht legjitime, sepse këta të dy janë personat kyç që e kanë penguar realizimin e vizionit të Edi Ramës për Tiranën”.

Piktori dhe profesori i Akademisë së Arteve të Kosovës: “Lexojeni librin, sepse mua më duket se edhe në libër dominon Edi si artist, është një libër thellësisht i sinqertë, së paku ashtu duket është një tregim ku edhe autori thotë se nuk kishte ambicie që të shkruhet historia e Tiranës për këto 11 vite, por është një këndvështrim i autorit i cili është edhe protagonisti kryesor në këtë tregim. Interesante është forma ku ai të rrëfehet ty, lexuesit të tij dhe provon t’i kallëzojë jo vetëm ato që duken, por edhe brengat dhe ndjenjat më intime, momentet më të vështira, më të gëzueshme”, u shpreh ai.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot

Në orët e pasdites pritet shtim i vranësirave... si parashikohet moti për sot