KRUJE - Sot, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka qënë në Krujë, ku ka akuzuar qeverinë për shkatërrimin barbar që i është bërë gjithë zonës rreth saj.
“Kjo është zonë që në hartë figuron me male", - tha ai, - "por kështu si po gllabërohet ka ardhur dita që të bëhen harta të reja, ku kjo të figurojë pa male. Ngrënia e gjithë kësaj pasurie të madhe historike e kulturore, në kushtet kur kalaja është një nga pikat më të kërkuara për t’u vizituar-dhe normalisht kështu duhet të jetë – është shëmbëlltyra më kuptimplotë e domosdoshmërisë që në 23 qershor, ky rrënim që tek Kruja gjen pamjen e vet më rrëqethëse të marrë fund.
100 kamionë me gurë çdo ditë për të tërhequr zvarrë historinë deri në zhdukje, njësoj, siç tërhiqeshin ata robërit me kuaj në mënyrën më të pamëshirshme, janë dëshmi kuptimplotë e domosdoshmërisë për ndalimin e menjëhershëm me votë të këtij rrënimi. Që nuk është rrënim ekonomik për një kohë të caktuar, nuk është një rrënim social për një kohë të caktuar, nuk është një rrënim demokratik për një kohë të caktuar, është një rrënim historik për të gjitha kohët që vijnë, një rrënim të cilin historia shqiptare nuk do t’ua falë rrënuesve, por nuk do të na e falë as ne, në qoftë se ne nuk e ndalim në 23 qershor.
Normalisht, kur ndërtimi pa leje në zemrën e historisë së këtij kombi dhe në një nga pikat e rëndësishme të historisë së Europës arrin të shkojë deri në sa e sa kate, domethënë që këtu jo thjesht ka rënë shteti, por këtu qeveria e vendit, që duhet të përgjigjet për gjithë mbarëvajtjen e punëve ka ikur në drejtim komplet të kundërt me interesat, me aspiratat, me ardhmërinë e popullit shqiptar. Është një tradhti kombëtare e mishëruar në barbarinë që po i bëhet kësaj vatre të historisë së kombit", - ka theksuar Rama.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com