Rama në Kukës: Berisha kishte dhënë 11 leje për hidrocentrale në Valbonë! Nëse nuk do i kishim ndaluar 9 prej tyre, zona do ishte asgjësuar

Kryeministri, Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët e Kukësit të cilëve u ka bërë thirrje të votojnë Safet Gjicin për një mandat të dytë në krye të bashkisë, ka folur edhe për Tropojën duke përmendur zhvillimet dhe investimet e kryera gjatë drejtimit të socialistëve.

Teksa foli për zonën turistike të Valbonës, Rama tha se kreu i Rithemelimit Sali Berisha gjatë kohës që ishte në qeveri kishte dhënë 11 leje për ndërtimin e hidrocentraleve që do të asgjësonin zonën. Kreu i ekzekutivit tha se 9 prej këtyre lejeve ishin anuluar gjatë drejtimit të tij, duke shpëtuar Valbonën nga asgjësimi.

“Përpara kur kam shkuar me Rexhën në zgjedhjet e kaluara kur kam folur për destinacion turistik filluan të qeshnin edhe socialistët. Sot kur shkon në Tropojë ëhstë desatinacion turistik që ka nisur dhe vetëm zhvillohet s ii tillë. Mjafton të shkosh në Valbonë ku sa për kujtesë kur ne kemi marrë detyrën nuk kishte rrugë, sot është rruga. Rrugën e Valbonës nuk e bënë ata që morën besimin e Tropojës symbyllur me dekada por e bëmë ne ‘komunistat’. Është interesante se ne na quajnë komuniste. Unë nuk kam qenë asnjë ditë në Partinë e Punës kurse ai që ka qenë 25 vite në Partinë e Punës, Tropojës në Valbonë i bëri dhuratë 11 hidrocentrale.  Shyqyr Zotit erdhëm ne dhe i ndaluam 9 prej tyre. Me 11 hidrocentrale Valbona ishte asgjësuar”- tha Rama.

Më tej, ai tha se i gjithë qarku i Kukësit ka njohur zhvillim që pas marrjes së drejtimit të bashkive nga PS. Duke nisur që me ndërtimin e stadiumit dhe të aeroportit. Ndërsa thumboi edhe njëherë Berishën duke thënë se ky i fundit nuk e ka as emrin në fletën e votimit dhe se të gjithë demokratët do detyrohen të votojnë për Ilir Metën të cilin e etiketoi si ‘Like Floriri’.

“Mirë ata që thonë e kemi bacën tonë, po ato që do votojnë për Like Floririn cfarë e kanë në Tropojë se do zgjohen në mëngjes, do shkojnë ta votojnë po baca në fletë votimi nuk është. Keni parë që njeriu të dalë në rrugë të kërkojë votën dhe në fletën e votimit nuk e ka emrin. Do çohen demokratët e Tropojës, do shkojnë të votojnë tek fleta e votimit Like Floririn. Po ka degjenerim më të madh se kaq?”-tha Rama.

Nga Kukësi, Rama u tha se nuk e kupton se ca lidhje kanë banorët që jetojnë në këtë zonë me Berishën, duke thënë se PD i ka pasur bashkitë e Kukësit, Tropojës me vite, por nuk i kanë zhvilluar kurrë. Kreu i PS tha se zhvillimi erdhi me Partinë Socialiste, e duke u ndalur tek Tropoja veçanërisht, për të cilën thotë se mundësia iu dha për ta zhvilluar për herë të parë pasi PD bojkoti zgjedhjet e kaluara lokale.

"Këtu dua të them disa fjalë se këtu është pak problem sepse njerëzit kanë tendencën të harrojnë. Këtu ka shumë njerëz që nuk e di ç’kanë një lidhje me zorrën qorre që e kanë të vështirë të shkëputen. Nëse historia e ndryshimit do kishte filluar para 4 vjetësh, unë për veten time s’do votoja as Safetin, as Regjën, do thoja ju i bëtë ca punë tani të provojmë këta tjerët. Por historia ka nisur para 33 vjetësh. Këtu vazhdimisht është zgjedh zorra qorre. Faktikisht këto katër vjet ne na është dhënë mundësia, në tropojë për herë të parë, në Kukës për herë të dytë që të tregojmë se cili është dallimi. Tropoja sa ka ndryhsuar në këto 4 vite dhe sa është bërë në këto 4 vite, nuk është bërë në 44 vjet më parë. Unë e kam parë Tropojën edhe më para edhe tani. Përpara, madje kur kam vajt me Rexhën në zgjedhjet e kaluara dhe kur kam fol për destinacion turistik filluan duke qesh edhe socialistët. Sot është destinacion që ka nisur dhe vetëm zhvillohet si i tillë. Mjafton të shkosh në Valbonë, ku sa për kujtesë kur ne kemi marrë detyrën s’kishte rrugë, sot është rruga. Rrugën e Valbonës nuk e bën ata që morën besimin me sy mbyllur, e bëmë ne komunistët", tha Rama.

Ai tha se në mënyrë që zhvillimi dhe investimet të vazhdojnë, qytetarët duhet të votojnë për kandidatët e PS-së. Në mbyllje të takimit, kryesocialisti kërceu vallen tradicionale të Tropojës dhe të Kukësit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:38
Rama hedh poshtë spekulimet për shtyrjen e vendimit mbi rritjen e rrogave: Pavarësisht vonesave nga Kuvendi, do të merret rritja e pagave që nga muaji prill

Kreu i ekzekutivit, Edi Rama ka sqaruar çdo spekulim lidhur me lajmet për shtyrjen e vendimit të hyrjes në fuqi të rritjes së rrogave për punonjësit e administratës. Gjatë një takimi me qytetarët e Kukësit, Rama tha se ashtu siç ka deklaruar më herët ligji për rritjen e pagave do të hyjë në fuqi dhe se rritja do të llogaritet që prej muajit prill.

Ai tha se ligji është në Kuvend nga ku duhet të miratohet dhe pavarësisht vonesave dhe datës kur ligjvënësit do ta votojnë, rritja e pagave do të përllogaritet që nga muaji prill, ashtu siç u premtua nga qeveria disa javë më parë.Kryesocialisti u shpreh se pavarësisht debatit në Kuvend ku deputetët kërkojnë që pagat e tyre të rriten para atyre të punonjësve, ligjvënësve dhe qeverisë do t'u vijë rradha të fundit për t'u rritur pagat. 

“Kanë dalë tani dhe thonë e shtyu Edi Rama ngritjen e pagave. Nuk kam shtyrë gjë unë fare. E para njëherë, ne pagat e mjekëve, të mësuesve, të punonjësve të sigurisë janë rritur dhe të prillit ata i marrin tani në fillim të majit, sic ndahen e dyta unë kap patur një debat sepse për gjithë rritjen e pagave të tjera duhet të bëhet ligji në parlament. Unë kam patur një debat, për ligjin që është parlament. Qeverisë dhe deputetëve duhet t’i rriten pagat të fundit fare, dmth vitin tjetër kur të mbarojë rritja për të gjithë edhe deputeteve dhe qeverisë le ti rriten pagat dhe është bllokuar për disa javë kjo punë se duhet të më bindin mua. Ama të gjithë duhet ta dinë se edhe në rritja e pagave bëhet në maj edhe nëse rritja e pagave bëhet në qershor, të gjithë pagat do ti marrin megjithë prillin megjithë majin.”, theksoi Rama.

Në 7 prill, kryeministri, Edi Rama bëri me dije se do të kishte një rritje të pagave për punonjësit e administratës publike, duke nisur që nga specialistët më të ulët në hierarki paga e të cilëve nga 49 mijë lekë, do të rritet në 81 mijë lekë. Ai u shpreh se brenda harkut kohor të një viti, paga mesatare në vend do të shkojë 900 euro. Reforma e rritjes së pagave, do të prekë edhe sektorë të tjerë, duke nisur nga pedagogët e mësuesit, tek infermierët, zjarrfikësit, si edhe policinë e Shtetit, Burgjeve dhe punonjësit e Gardës.

Ora 19:15
VIDEOLAJM/ Rama kërcen vallen e Kukësit dhe Tropojës pas përmbylljes së takimit me qytetarët

 

Në mbyllje të takimit me qytetarët në Kukës, kryeministri Edi Rama ka kërcyer vallen tradicionale të kësaj zone. Duke u mbledhur me të gjithë të pranishmit, Rama e ka nisur kërcimin me vallen e Tropojës dhe më pas ka vijuar me atë të Kukësit.

Ora 18:30
Rama në Kukës: Ata tropojanët që duan të votojnë bacën e tyre, nuk do e gjejnë në fletën e votimit, do hedhin votën për Like Floririn

 

Gjatë takimit me qytetarët në Kukës, Rama ka folur edhe për zhvillimin e Tropojës që është bashki e këtij qarku. Ai tha se gjatë gjithë qeverisjes së demokratëve në Tropojë nuk pati asnjë zhvillim ndërsa tashmë ndryshimi është i dukshëm,

Ndërsa u shpreh se edhe tropojanët të cilët duan të votojnë bazuar në faktin se Berisha është i zonës së tyre, nuk mund ta gjejnë këtë të fundit në fletën e votimit, por do t’u duhet të votojnë për Ilir Metën.

“Mirë ata që thonë e kemi bacën tonë, po ato që do votojnë për Like Floririn cfarë e kanë në Tropojë se do zgjohen në mëngjes, do shkojnë ta votojnë po baca në fletë votimi nuk është. Keni parë që njeriu të dalë në rrugë të kërkojë votën dhe në fletën e votimit nuk e ka emrin. Do çohen demokratët e Tropojës, do shkojnë të votojnë tek fleta e votimit Like Floririn. Po ka degjenerim më të madh se kaq?”-tha Rama.

B.V/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar

Kazakistan/ Rrëzohet avioni me të paktën 70 pasagjerë në bord! 6 të mbijetuar