Rama në Kuvajt, thirrje sektorit
privat të investojë në Shqipëri

Rama në Kuvajt, thirrje sektorit<br />privat të investojë në Shqipëri
Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka kërkuar sektorit privat kuvajtian të investojë në sektorë të ndryshëm të Shqipërisë. Në një intervistë për Agjencine e lajmeve kuvajtiane “Kuna”, në kuadër të vizitës zyrtare dyditore që po zhvillon në Shtetin e Kuvajtit, Rama i përshkroi marrëdhëniet me Kuvajtin si speciale.

“Ne jemi gati të mirëpresim investimet private në Shqipëri, kështu mund të zhvillojmë edhe më shumë këto marrëdhënie duke mbështetur investitorët kuvajtian që të investojnë në shqipëri në sektorë të ndryshëm”, tha Rama Shefi i qeverisë shqiptare u shpreh se kishte filluar takimet me sektorin privat në Kuvajt për të analizuar se si sipërmarrës të rëndësishëm mund të hapin biznese të rëndësishme në Shqipëri në fusha të ndryshme si pasuritë e paluajtshme, bujqësia, turizmi dhe uji.

Marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes Kuvajtit dhe Shqipërisë fillojnë që në vitet 1990. Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria ishte nga vendet e para që dënuan pushtimin e Kuvajtit nga Iraku në gusht 1990. Fondi Kuvajtian për Zhvillimin Ekonomik Arab (KFAED) ka që prej vitit 1993 ka dhënë gjashtë hua praj 21,5 milionë dinarë kucajtian (KD) (72,9 milionë dollarë) për projekte bujqësore dhe transporti në Shqipëri.

Rama, i shoqëruar nga ministri i Punëve të Jashtme dhe ai i Ekonomisë, tha se do të takohet me Madhërinë e tij Sheikun Amir Sabah Al-Ahmad Al-Jaber Al-Sabah, dhe Madhërinë e tij kryeministrin Sheiku Jaber Mubarak Al-Hamad Al-Sabah si dhe zyrtarët e KFAED-s. Kryeministri shqiptar, i shoqëruar gjithashtu edhe nga katër anëtarë të parlamentit, tre kryetarë komunash dhe një delegacion prej 16 përfaqësuesish të bizneseve, tha se KFAED ka luajtur një rol të rëndësishëm në periudhën e vështirë të tranzicionit shqiptar.

Kuvajti dhe Shqipëria do të nënshkrojë marrëveshje të rëndësishme për të promovuar dhe mbrojtur investimet dhe bashkëpunimin ekonomik, teknik, ligjor dhe gjyqësor.
Një forum ekonomik i sponsorizuar nga Dhoma Kuvajtiane e Tregëtisë dhe Industrisë do të mbahet me rastin e vizitës së Ramës për tu fokusuar në shencet për tregëti dhe investime që sjell një rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.

Kur Rama ishte kryetar i bashkisë së Tiranës, ka propozuar dhënien e titullit “Qytetar nderi” për Lartësinë e Tij Amir. "Lartësia e Tij Amiri është një qytetar nderi i kryeqytetit to, Tiranës, prej 13 vjetësh. Unë e propozova dhe Këshilli i Qytetit e miratoi me shumicë të plotë", tha Rama.
 
"Ne kemi një marrëdhënie të veçantë me Kuvajtin, ku unë u ndjeva i mirëpritur si një mik i vërtetë," vuri në dukje Rama dhe përmendi lëshimin shqiptar i Zyrës Post-së një vulë të veçantë që mban imazhin e Lartësisë së Tij Amir në vlerësimin e rolit të tij në forcimin e lidhjeve dypalëshe .
 
Rama vuri në dukje gjithashtu edhe nderimin e OKB-së të Lartësisë së Tij Amir si një "Lider humanitare" për shkak të "rolit dhe udhëheqjen e tij" e tij në punë humanitare, si dhe emërtimin Kuvajtin si një "Qendra humanitare."
 
Duke u ndalur tek marrëdhëniet e Shqipërisë me Bashkimin Europian, Rama tha se BE-ja ka dhënë tashmë Tiranës statusin e kandidatit, që do të thotë se vendi duhet të fokusohet tek reformat në shkallë të gjerë për të përmbushur me standardet e BE.
 
"Ne kemi një ndihmë shumë bujare nga qeveria tuaj (Kuvajti), 5 milionë € në dispozicionin tonë për përmirësimin e procesit të reformave, si dhe për të na ndihmuar adresimin e drejtë të prioriteteve kyçe", tha Rama.
 
Rama, ndërkohë, tha se vizita e tij e fundit në Beograd, e para e një zyrtari të lartë shqiptar në 68 vjet, do të luajë një rol të rëndësishëm në përmirësimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
 
"Ne jemi shumë të bindur se rruga jonë drejt integrimit europian është i lidhur me marrëdhëniet tona në rajon. Marrëdhëniet mes Serbisë dhe Shqipërisë janë shumë të rëndësishme në drejtim të lidhjeve më të ngushta me BE-në”, tha kreu i qeverisë shqiptare.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën