Rama: Në “Bunk’art” u mishërua
po ashtu harmonia fetare në vend

Rama: Në “Bunk’art” u mishërua<br />po ashtu harmonia fetare në vend
TIRANE- Kryeministri Edi Rama i është referuar harmonisë fetare në vend si një vlerë e patjetërsueshme e Shqipërisë, një cilësi kjo e kundërt me atë çka ka shpalosur së fundmi hapja e bunkerit anti-bërthamor të regjimit komunist, në “Bunk’art”. Në praninë e krerëve të Komunitetit Mysliman dhe në ceremoninë e dorëzimit të lejes për Xhaminë e Madhe të Namazgjasë, Kryeministri theksoi se as vetë regjimi komunist nuk mundi të largojë këtë vlerë mes feve në vend.
 
“Nëse laiciteti shfaqet sipas traditave të çdo vendi në forma dhe emërtime të gjithfarëllojshme, në Shqipëri emri tjetri i kësaj vlere është bashkëjetesa dhe përafrimi fetar. Dhe duhet të shtoj këtu se bashkëjetesa dhe përafrimi në çdo nismë dialogu, mishëruan edhe dje në takimin mes krerëve të lartë të komuniteteve fetare në atë që deri dje një e fshehtë e madhe e regjimit të vjetër bunkeri anti-bërthamor i Enver Hoxhës”, tha Rama.
 
Ditën e djeshme, krerët e komuniteteve fetare vizituan “Bunk’art”, teksa bashkëbiseduan me të rinjtë e shkollave dhe universiteteve pikërisht për frymën e dialogut dhe harmonisë fetare në Shqipëri.
 
Në funksion të këtyre mesazheve, krerët e institucioneve fetare u ulën bashkërisht në një panel, në ambientet e një ndërtese, krijuesi i së cilës persekutoi për dekada besimin dhe burgosi dhjetëra figura fetare.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën