LONDER- Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Londër ku pritet të zhvillojë një takim me këshilltarin e tij Tony Blair, ashtu siç bëri në vizitën e tij të fundit.

Gjatë kësaj vizite, kreu i qeverisë shoqërohet edhe nga disa prej ministrave të kabinetit qeveritar.

Kryesocialisti Rama, gjatë këtij takimi pritet të konsultohet me këshilltarin e tij Blair, lidhur me zhvillimet më të fundit, dhe reformat e ndërmarra.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)