Rama në Luksemburg: Bekim që e kemi BE-në pranë vetes! Po kërkojmë Evropë më të fortë përmes integrimit dhe jo obeze

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Luksemburg ku ka marrë pjesë në panelin “Rruga drejt zgjerimit” mbi rolin që institucionet më të rëndësishme financiare mund të luajnë në rrugën drejt integrimit në BE.

Gjatë fjalës së tij u shpreh se “është një bekim për ne që e kemi Bashkimin Europian pranë vetes dhe pjesë të së ardhmes sonë”.

“Në këtë moment BE ka hedhur një hap të jashtëzakonshëm përkundër çdo lloj probabiliteti dhe ndërkohë e për herë të parë BE ka filluar të mendojë jashtë kornizave për Ballkanin Perëndimor. Po flas për këtë plan të ri të rritjes që është një hap përtej të zakonshmes sepse çel shtigje që më parë qenë të hapura vetëm për shtete anëtare”.

“Më është dashur të kaloj një traumë të gjatë me BE-në. Ndërkohë që ne këmbëngulnim që të hapeshin bisedimet, ndërsa ata këmbëngulnin që na donin, por nuk ishin gati të flisnin”.

“Është një përvojë shumë traumatike, por ka përfunduar, kemi çelur bisedimet e anëtarësimit dhe në këtë epokë post traumatike jam i prirur ta lëvdoj BE-në se sa ta fajësoj atë. Përgëzimi është plotësisht i merituar se po shohim shërbimin jashtë mase përfitues që po na jep BE-ja përmes këtij procesi të bisedimeve, një hapësirë e jashtëzakonshme dije, kjo bën dallimin mendoj dhe kjo është ajo çfarë bën dallimin për Moldavinë dhe Ukrainën përkundrejt vendeve të tjera që nuk e kanë këtë perspektivë, se ku ta gjejnë dijen se kush t’u thotë si të ndërtojnë institucionet, llogaridhënien e shtetit përkundrejt qytetarëve, kush do t’i shoqërojë në këtë rrugëtim, askush”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “në këtë moment BE-ja ka hedhur një hap të jashtëzakonshëm përkundër çdo lloj probabiliteti”. Rama më tej theksoi se pavarësisht se si do të jenë vendimet e shteteve anëtare lidhur me zgjerimin, Shqipëria do të vijojë të vrapojë drejt BE-së, pasi për herë të parë shqiptarët e kanë bërë vetë zgjedhjen e tyre dhe duan të jenë në Bashkimin Europian.

"Për herë të parë e kemi bërë ne zgjedhjen duam të jemi pjesë e BE-së, është një zgjedhje që ne e duam”, tha Rama.

Duke mos e fshehur optimizmin për rrugën drejt BE, kryeministri nënvizoi se kërkon "një Evropë më të fortë përmes integrimit dhe jo obeze".

"Fjala zgjerim është paksa jo fort e drejtë sepse është si të kesh diçka në stomak dhe përpiqesh që ajo të funksionojë në sinkron me trupin, ti nuk zgjeron, por ti integron. Nuk është një e mirë të kesh diçka në stomak që nuk është e integruar me trupin sepse në një moment mund t’i shkaktojë një problem të gjithë trupit. Kjo pjesë e stomakut nuk do të mbahet peng nga tumore malinje dhe shumë prej tyre mund të ndodhin nëse nuk ndodh integrimi i plotë. Pra, nuk po kërkojmë një Evropë obeze përmes zgjerimit, por një Evropë më të fortë përmes integrimit".

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:54
Mbështetja financiare ndaj Shqipërisë dhe rajonit, Rama takim me presidenten e Bankës Europiane të Investimeve

1707422470_hhhhhhnh.JPG

Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite zyrtare në Luksemburg zhvilloi një takim me presidenten e Bankës Europiane të Investimeve, Nadia Calvino.

Përmes një postimi në rrjete sociale Rama shkruan se gjatë takimit u diskutua lidhur me mbështetjen financiare e teknike për Shqipërinë dhe rajonin.

 “Në Bankën Europiane të Investimeve për të rritur mbështetjen financiare e teknike ndaj Shqipërisë dhe rajonit, si edhe në panelin e organizuar nga BEI për procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian, ku Shqipëria ishte e ftuar si një shembull suksesi e këtij procesi në Ballkanin Perëndimor”, u shpreh kryeministri Rama në një postim në rrjetet sociale.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • asolingo: 09/02/2024 06:46

    Qe te mos trajtohesh si afrikan(me te vogel) duhet te kesh dinjitet e para te dish gjuhen dhe tu pershtatesh regullave te shoqerise ku jeton.Ne kohen e Shpellarit(kur ishte kryeminister) greku ta hidhte pashaporten dhe nuk ta jepte ne dore.Rama te kishte 10 te tjere si vetja Shqiperia do lulezonte.

    Përgjigju
  • Eri: 08/02/2024 17:04

    Po dhe trajtohemi si Afrikanet per Dokumente pa mire e ke ti...rrofte Berisha qe hoqi vizat pa nga ty asgje nuk kemi pare

    Përgjigju
    • Fred: 09/02/2024 09:02

      "Eri"nuk i hoqi Bisha vizat por BE me politikat e saj, ashtu siç deshi NATO me na pranu ne organizate. Bisha i ka sjell Shqiperise veç shkaterrime dhe hedhje ne ere.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh

Sondazhi i Lezhës, PS përmbys rezultatin dhe merr 4 mandate deputetësh