Rama në Lushnjë, ironizon Berishën e Bashën: Po tërheqin partinë prej hunde, njëri do që të kthehet, tjetri s’do të ikë

Kryeministri Edi Rama gjatë një takim me të rinjtë në Lushnjë ka kërkuar mbështetjen për kandidaten e PS në Lushnjë Eriselda Sefa, ndërsa ka ironizuar kandidatët e PD dhe të "Shtëpisë së Lirisë" se njëri është i bravës dhe tjetri i bishtit të varesë. Rama tha se Basha e Berisha janë gati të shkatërrojnë gjithçka për interesat e tyre personale.

"Ata që kanë marrë përsipër të përfaqësojmë bravën dhe bishtin e varesë i s'kualifikon në sytë e mi dhe të çdo qytetari pavarësisht bindjeve politike, përkundër Eriseldës e cila nuk është e rënë nga qielli, por është një vajzë e ardhur nga kjo tokë në një rrugëtim që e ka nisur shumë vite me parë dhe ka hedhur hapat duke pasur ambicie dhe vullnetin pa qenë vajza e dikujt me mbiemër të famshëm apo e ngritën nga hiçi në majë. Që të dy bashkë janë gati të përmbysim gjithçka për interesin e  tyre personal, të tërheqin prej hunde dy parti politike vetëm se njëri nuk do të iki dhe tjetri do të kthehet" , tha Rama.

Kryeministri foli edhe për luftën në Ukrainë, ku theksoi se liri është kaq e rëndësishme sa dhe në kohët e sotme u desh kjo luftë që të kuptohej rëndësia dhe njerëzit të mos e merrnin si të mirëqenë.  Duke folur për situatën në Ukrainën, Rama bëri krahasime për situatën politike në vend ku tha se për nga sharjet dhe fyerjet, apo shpifjet, lufta duket se është në vendin tonë.

"Lira qenka shumë e shtrenjtë edhe sot kur duket që askush nuk e kërcënon, por ja që ndodh dhe të luftosh për atdheun tënd. në këtë situatë nuk duhet të presim që të na ndodh e njëjta gjë për të qenë më të dobishëm për vendin tonë, dhe të vetëdijshëm për atë që kemi. Ajo që kemi nuk është pak, ku të tjerë në vendin tonë janë martirizuar dhe kanë ikur pa e provuar.  Unë e kam takuar presidentin e  Ukrainës, është një personazh i veçantë, por që në kushtet e një sfida kaq të madh kur jeta jote është e rrezikuar më shumë se e askujt tjetër, ai u kthyer në një personazh frymëzues për të gjithë botën, pasi vuri mbi të gjitha lirinë për të zgjedhur dhe detyrimin për t'iu përgjigjur zgjedhësve. Në këtë sens doja të thoja që kjo e jona është një betejë e përditshme e pakrahasueshme me luftën për ekzistencë të Ukrainës sot, por nuk është më pak e çmueshme se sa liria e tyre nëse ne mësohemi që ta vlerësojmë dhe jo ta nëpërkëmbim gjatë gjithë kohës duke e trajtuar si diçka pa vlerë pikërisht se ne e kemi", tha Rama.

I.K/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vab: 03/03/2022 05:38

    Mos ki merak o edo se do te ta punoje lali eri ty. E ka nisur aksionin e tij dhe tani lokomotiva e fitores nuk ndalet! Eshte ceshtje kohesh qe edhe ti te perfundosh si Nano-ja. Kurre nuk do e gjesh se c’plan ka lali eri qe te ta fusi. Ka te beje me arrogancen tende putiniste te semure. Do e shohesh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT