Rama: Në muajin korrik u rrit 60%
numri i kuponëve të karburanteve

TIRANE- Numri i kuponëve tatimorë të lëshuara nga pikat e shitjes së karburanteve në korrik është rritur me 60% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2013. Sipas Kryeministrit Edi Rama, numri i kuponëve të prerë në muajin korrik nga pikat e karburanteve në arrin në total 4,832,108, plot 1,817,310 se në korrik 2013, kur u regjistruan në total 3,014,798 kuponë.

Kreu i Qeverisë ka bërë dje publike në faqen e vet të “Facebook” progresin që ka dhënë deri tani lufta kundër informalitetit, duke publikuar rezultatet në tregtinë me pakicë të karburanteve, ku bie në sy rritje e konsiderueshme me 55% e numrit të kuponëve në raport me 2013 edhe në muajin qershor.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës