Rama në New York: Gratë në 
politikë, shembull në Europë

Rama në New York: Gratë në <br />politikë, shembull në Europë
Rëndësia dhe roli i gruas në vendimmarrjen politike dhe publike në Shqipëri ishte thelbi i fjalimit, me të cilin iu drejtua Kryeministri Edi Rama Samitit "Global Leader Woman” në New York, i iniciuar nga Presidenti kinez, Xi Jinping. 

“Një nga arritjet tona më të prekshme është rritja e përfaqësisë së grave në vendimmarrjet politike dhe publike. Aktualisht, përfaqësimi i grave në Parlamentin e sotëm shqiptar ka arritur në 21%, kurse në kabinetin që unë drejtoj gratë ministre janë 7 nga 19. Në zgjedhjet e fundit vendore, ne shkuam më tej dhe bëmë një hap gjigand përpara duke imponuar kuota për të gjithë këshillat bashkiakë. Tani, jemi shumë krenarë që jemi një vend që udhëheqim përmes shembullit në Europë, duke pasur 50% gra dhe 50% burra në çdo këshill bashkiak”, tha Rama.

Kryeministri  u shpreh  se qeveria shqiptare e ka vendosur barazinë gjinore në qendër të axhendës së saj, si një sfidë për t’u ccuar përpara.
Lideri shqiptar renditi 3 aspekte të sfidave me të cilat shoqëria shqiptare po përballet:

“E para, fuqizimi ekonomik i grave, duke rritur dhe përmirësuar aksesin në kreditim, si edhe promovimi dhe zgjerimi i programeve të punësimit për gratë dhe vajzat. Duke ngushtuar, kështu, hendekun e papunësisë dhe duke rritur pjesëmarrjen e grave në tregun e punës.

E dyta, parandalimi dhe ulja e dhunës kundër grave, dhe dhuna në familje, eliminimi i diskriminimit gjinor në arsim, shëndetësi, media, duke përforcuar mekanizmat ligjorë dhe institucionalë, si edhe përmirësimi i mekanizmave të monitorimit dhe vlerësimit.

Dhe e treta, rritja e pjesëmarrjes së grave në organizmat politikë dhe vendimmarrës, si edhe përfaqësimi qendror dhe vendor i grave në pozicione manaxheriale dhe profesionale në të gjithë organizmat e administratës publike, duke përfshirë pjesëmarrjen e grave në forcat policore dhe ato të armatosura.”

Në fund të fjalës së tij Kryeministri Edi Rama ka përsëritur edhe një herë angazhimin e qeverisë shqiptare për të vazhduar për përmbushjen e Deklaratës së Pekinit, si edhe të Plan-Veprimit, si një udhërrëfyes gjithëpërfshirës në rrugën e arritjes së barazisë gjinore.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool