Investimet në bujqësi, Rama në Kuçovë: Shkoni pas tregut, kjo është baza e skemës

Dritani, është një fermer i rikthyer  nga emigracioni, i cili së bashku me vëllezërit vendosën që kursimet nga puna e tyre, t’i investonin në tokat e familjes, duke ndërtuar sera për prodhimin e perimeve. Ai është përfitues  nga skema kombëtare e vitit 2018 për ndërtimin e serës diellore. Në serën e re prej 1 hektarësh të Dritanit, ishte Kryeministri Edi Rama, sëbashku me drejtoren e AZHBR, Frida Krifca, për të parë nga afër ecurinë e këtij investimi.

Dritani tregon se falë financimit për mbulimin me plastmasë të ri, ai arriti të shpëtonte prodhimin nga dëmet e shkaktuara nga moti i keq.  “Vjet në këto kohëra në 16 mars, era ka bërë një dëm të madh. Ishte fat që ndërrova plastmasën. I bëra të gjitha të reja. Kam dhe 12 dynym të tjera bosh. Shpresoj që me projekte të tjera t’i bëjmë dhe ato sera. Jam konsultuar me eksportuesen. Mbjelljet që kam bërë mi ka rekomanduar ajo, këtë domate dhe këtë lloj speci, sepse po nuk rekomandoi ajo, nuk kemi ku e çojmë këtë prodhim" tha Dritani.

Ndërsa për kryeministrin Edi Rama kjo është baza e gjithë skenës. “Kjo është baza e të gjithë skemës. Se shkojnë e mbjellin pas berihait dhe thonë pastaj nuk kemi ku e çojmë. Po normal s’kanë ku e çojnë, nëse nuk shkon sipas tregut”. Kryeministri kërkoi që tashmë sipërmarrësi të shohë me përparësi edhe rritjen e pagave.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet parlamentare 2025, vota nga jashtë në fokus të takimit të OSBE me Grupin Ndërkombëtar të Punës

Zgjedhjet parlamentare 2025, vota nga jashtë në fokus të takimit të OSBE me Grupin Ndërkombëtar të Punës