Rama në OKB: Krimet në Ukrainë duhet të ndëshkohen! U detyrohemi viktimave të luftës në Kosovë, shkelësit të dënohen si Millosheviç

 

Në fjalën e tij në OKB, kryeministri Edi Rama tha se krimet e luftës në Ukrainë duhet të dënohen. Rama tha se Shqipëria do të vijojë të kërkojë drejtësi, ndërsa theksoi se tashmë ka ardhur koha që të flasim me vepra se i detyrohemi viktimave të gjenocidit në Srebrenivcë, njëjtë siç i detyrohemi viktimave të luftës në Kosovë. Shkelësit e të drejtave të njeriut, Rama tha se duhet të dënohen dhe të mos kenë vend në botën tonë, por të përfundojnë pas hekurave njëjtë si Sllobodan Millosheviç.

"Vlerat tona themelore, të të drejtave të njeriut vijojnë të shkelen në mënyrë sistematike dhe masive. Të gjitha shkeljet e rënda duhen trajtuar me të njëjtën rëndësi. Këto vlera e enigma sanksionohen në atë çka ne e quajmë e drejta ndërkombëtare, ato shfaqen në kuptimin e vërtet në kohë vështirësish, krizash konflikte e luftëra. Nuk ka qenë e lehtë të mbërrihet këtu, 10 mln njerëz janë dashur të vdesin përpara se zbulonim e pranonim parimet e së drejtës ndërkombëtare. Miliona të tjera sakrifikuar për ne për të pranuar përgjegjësinë tonë kolektive për të vepruar në bazë të rregullave dhe për të dhënë llogari kur nuk jemi në gjendje apo nuk kemi vullnet t’i respektojmë ato.

Të gjitha shkelet e rënda të së drejtës ndërkombëtar duhen trajtuar me të njëjtën shkallë drejtësie, siç ka thënë Martin Luther King ‘Padrejtësia diku është kërcënim për drejtësinë kudo'. Jemi të vetëdijshëm që gjendemi në stres të jashtëzakonshëm, dhe ne e dimë që kur dështojmë të respektojmë të drejtën për të vërtetën, institucionet tona bëhen më të dobëta. Ne mund të ndihemi edhe të dëshpëruar edhe të paduruar ndaj shkelësve që veprojnë të lirë.

Na duhet të dëshmojmë vepra e jo vetëm fjalë, të themi sot më shumë se kurrë, kurrë më se i detyrohemi mijëra viktimave të gjenocidit në Srebrenivcë, i detyrohemi atyre që kanë vuajtur masakra dhe krime kundër njerëzimit. 20 mijë gratë e dhunuara në mënyrë mizore gjatë spastrimit etnik në Kosovë ‘98-‘99, ua detyrojmë jetëve të shkatërruara të miliona fëmijëve që u është vjedhur e ardhmja nga agresorë. Të qëndrojmë në mënyrë të vendosur e të mohojmë kontekstin e këtyre krimeve. Mohimi i gjenocidit dhe thirrjeve për dhunë, duhet të dënohen pa asnjë hezitim. Ua detyrojmë fëmijëve tanë, të botës, llogaridhënia sjell përgjegjësi, përgjegjësia sjell veprim, veprimi përforcon drejtësinë dhe e drejtësia kontribuon në paqe. Shkelësit duhet të mos kenë pjesë e vend në botën tonë, ata duhet të kenë pjesë në vendin e tyre pas hekurave si Millosheviç”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama drejton debatin në OKB: Çdo kriminel lufte të japë llogari, meritojnë fundin e Millosheviçit! Viktimat në Kosovë, Srebrenicë e kudo kërkojnë drejtësi


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë