Rama në OKB: Reforma në drejtësi
bashkon shtetin me qytetarët

Rama në OKB: Reforma në drejtësi<br />bashkon shtetin me qytetarët
Reforma në drejtësi do të bashkojë më shumë shtetin me qytetarët. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama në vijim të vizitës së tij në New York, gjatë seancës së posaçme për zbatimin e Axhendës së Zhvillimit Post 2015, në Samitin e OKB-së. “Ne jemi duke ndërmarrë një reformë transformuese në drejtësi, një proces jetësor që do ta bashkojë më shumë shtetin me qytetarët, do t’i japë drejtësisë kuptimin e saj të vërtetë dhe do të ketë një ndikim më të thellë dhe pozitiv ne mënyrën sesi vendi do të shkojë përpara në vitet në vijim”, ka thënë Rama.

Pas më shumë se tre vjet negociatash intensive, në seancën e posaccme u ra dakord për një axhendë ambicioze dhe transformuese për Zhvillim të Qëndrueshëm të arritshëm në kufijtë e vitit 2030.  Kjo seancë e posaçme, që u përshëndet edhe nga Papa Françesku, u fokusua në çështjet e zhvillimit të qëndrueshëm.

Duke e vlerësuar axhendën si tepër kurajoze, Kryeministri Rama u shpreh në fjalën e tij se ajo është rruga për të lëvizur nga një bashkëpunim i thjeshtë në një partneritet global. Kryeministri tha se për Shqipërinë qëndrueshmëri do të thotë përforcimi i shtetit të së drejtës dhe vlerave demokratike shoqërore  “Kjo axhendë e re, kurajoze, ambicioze e një transformimi global është angazhimi ynë që t’i çojmë njerëzit nga përjashtimi tek gjithëpërfshirja. Nga varfëria tek rruga e begatisë, nga pasiguria tek parashikueshmëria dhe zgjidhjet, për të lëvizur nga një bashkëpunim i thjeshtë në një partneritet global.

Sipas kryeministrit axhenda e re është unviersalisht e zbatueshme për të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqipërinë. “Më lejoni të shpjegoj shkurtimisht pse, çfarë do të thotë për ne qëndrueshmëria për të tashmen dhe vitet në vijim. Do të thotë të përforcojmë shtetin e së drejtës, të forcojmë vlerat tona demokratike shoqërore, të thellojmë harmoninë e gjerë shoqërore. Këto janë themelet e rrugës sonë të zhvillimit dhe garancitë e kohezionit tonë social. Kohezion social, bashkëjetesë dhe bashkëpunim fetar janë ndër pasuritë kryesore të shqiptarëve kudo që ata jetojnë, jo vetëm në Shqipëri”, tha Kryeministri Rama në fjalën e tij.

Për të axhenda e re është rruga për të lëvizur nga një bashkëpunim i thjeshtë në një partneritet global. “Kjo axhendë e re, kurajoze, ambicioze e një transformimi global është angazhimi ynë që t’i çojmë njerëzit nga përjashtimi tek gjithëpërfshirja. Nga varfëria tek rruga e begatisë, nga pasiguria tek parashikueshmëria dhe zgjidhjet, për të lëvizur nga një bashkëpunim i thjeshtë në një partneritet global”, është shprehur Rama.

Në fund të fjalës Rama vlerësoi bashkëpunimin mes vende të Ballkanit Perëndimor, si thelbësore për qëndrueshmërinë e tyre.Kryeministri do të mbajë fjalën e tij përpara Asamblesë së Përgjithshme Kombeve të Bashkuara në datën 2 tetor.

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool