TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka folur sot në Parlamentin Europian gjatë një seance për Shqipërinë. Rama tha: "Është një moment i ri dhe ne besojmë se me ndihmën tuaj dhe të Parlamentit Europian, partnerë të Shqipërisë dhe rajonit në Europë ne mund të përfitojmë shumë nga koha e humbur.

Në politikën tonë të jashtme dhe si shtet, Shqipëria ka qenë një ndër vendet më të qendrueshme dhe e pandikuar nga ndryshimi i pushtetit. Por në të njëjtën kohë, është dëmtuar kohët e fundit nga ethet nacionaliste.

Për ne, politika e jashtme do të jetë politika e problemeve me fqinjët. Nuk ka dyshim se gjatë ketyre viteve Shqipëria ka pasur sukses por dhe ambicia ka qenë më e madhe se progresi i arritur deri tani dhe kjo ambicie do të na çojë drejt së ardhmes duke mësuar nga leksionet e kaluara.

Unë besoj se populli shqiptar ka votuar për ne, një rezultat jo vetëm i nevojës për të ndryshuar Kryeministrin me një tjetër, disa minisrtra me disa të tjerë - por një ndryshim për të ecur përpara. Kjo na bën të gjithëve shumë të ndërgjegjshëm për faktin se jemi në një pozitë të tillë - jo se kush jemi ne - por për atë që populli ka nevojë dhe për atë që populli mendon se ne mund të bëjmë.

Dhe ne do të punojmë për të përmbushur atë që populli shqiptar ka kërkuar më 23 qershor. Do të përpiqemi për të përmbushur atë që ende na mungon për të pasur Shqipërinë si pjesë e familjes europiane dme të drejta të plota dhe detyrime të saj,"- ka theksuar Rama.

PYETJET E EUROPARLAMENTAREVE DREJTUAR RAMES

KUKAN:  E KALUAT  TESTIN E ZGJEDHJEVE, TANI NA LEJONI T'JU NDIHMOJMË

"Mendoj se është e rëndësishme dhe e duhur për të përmendur dhe për të vlerësuar punën e Qeverisë që është larguar përsa i përket përpjekjeve për integrimin në BE. Situata politike ka qenë për një kohë të gjatë në vëmendjen e qeverive europaine. Dhe mendojmë se Qeveria e re do të sjellë arritje në këtë drejtim.
 
Zgjedhjet e 23 qershorit ishin një test për demokracinë e Shqipërisë. Shqipëria e ka kaluar këtë test.Ka patur anëtarë të parlamentit që kanë treguar përgjegjshmëri për vëzhgimin e tyre. Kemi parë që integrimi ka qenë në axhendën e fushatës zgejdhore dhe kjo ka qenë shumë e rëndësishme.
 
Zgjedhjet në përgjithësi kanë qenë kompetitive, ka pasur disa gabime, por përgjithësisht ishin zgjedhje të mira dhe mbi të gjitha, tranzicioni i pushtetit shkoi mirë, që të humburit e zgjedhjeve pranuan rezultatin.
 
Pa dialog të vërtetë politik do të jetë e vështirë shumë që të ecim përpara. Zhvillimet e deritanishme kanë treguar se Qeveria e re është e gatshme ta bëjë këtë.
 
Unë uroj qe në të ardhmen të shikojmë fakte dhe prova për këtë. Mesazhi im është që të themi se Parlamenti Euroipian ka qenë gjithmonë mbështetës për zhvillimet në vendin tuaj, ndaj ju lutemi të na lejoni tju ndihmojmë sa më shumë të kemi mundësi." 

SALAMAN: SI DO TA PERFSHINI OPOZITEN NE PROCESIN E INTEGRIMIT?
 "Në emër të Partisë Popullore Europiane ju përgëzoj për rezultatin dhe për tonin konstruktiv të përdorur në këtë komision. Ju po mendoni edhe për atmosferën e krijuar në parlamentin tuaj. Përsa i i përket perspektivës europiane të vendit tuaj, marrëveshjes për vizat dhe aplikimit për të qenë vend anëtar i BE-së, çështja është se në çfarë mase do të përpiqeni që të përfshini të gjithë shoqërine, popullin e vendit tuaj për të ecur drejt BE-së dhe deri në ç'masë do të përfshini opozitën në këtë projekt, që ka nisur me zgjedhje të lira politike? Si i shikoni zhvillimet të marrëdhëniet mes Qeverisë tuaj dhe Qeverisë së kaluar dhe me shoqërinë civile në vendin tuaj?"

PETERLET: SI DO TA PERCAKTONIT UNITETIN POLITIK NE SHQIPERI?
"Mendoj se e kuptoni se sa i rëndësishëm është uniteti politik për Shqipërinë. Si do ta përcaktoni sa më shumë që të jetë e mundur nga ana juaj?"
 
PACK: NESE VAZHDONI SI KENI NISUR, DO TREGONI NJE SHEMBULL TE MIRE
"Ju e dini se tonet në Parlament duhet të qetësohen pak. Nëse vazhdoni me mënyrën sesi e keni nisur sot, do të tregoni një shembull të mirë. Mendoj se populli shqiptar është rritur dhe për këtë ju them të bëni punën tuaj,  të mos ktheheni mbrapa. Ne s'do jemi mësuesit tuaj".
 
BOSHTINARO: RUMANIA JU MBESHTET PER INTEGRIMIN NE BE
"Rumania ofron mbështetjen për Qeverinë tuaj në integrimin në BE".

GOMEZ: SI DO TA ZGJIDHNI PROBLEMIN E KORRUPSIONIT?
"Bazuar në eksperiencat e mëparshme do të na tregoni një praktikë gjithëpërfshirëse në Shqipëri. Do t’ju pyesja për marrëdhëniet me fqinjët dhe problemet që duhet të zgjidhni. Po kështu është lufta kundër korrupsionit, që nuk është një problem thjesht kombëtar. Si do ta zgjidhni këtë problem?"

GIANNAKOU:  ÇFARE MENDONI PER MARREVESHJEN E UJERAVE ME GREQINË?
"Diçka që është e rëndësishme për vendet që aplikojnë në BE është marrëdhënie me fqinjët. Mendimi juaj për vendimin për marrëveshjen për ujërat. A mendoni se kjo nuk është e rëndësishme për marrëdhëniet me Greqinë? Cili është qendrimi juaj për marrëdhëniet me Greqinë?"

FAJON: SI DO TA ZGJIDHNI PAPUNESINE E TE RINJVE? PO KORRUPSIONIN?
"Besoj se Shqipëria merjton një shoqëri demopkratike. Si do ta zgjidhni priblemin e papunësisë së të rinjve? Sa i takon korrupsinit, a keni ide të qarta dhe konkrete se si do të zgjidhni këtë problem?"

CUFLIN: A MENDONI SE DO KETE NJE SHQIPERI ME TE MADHE?
"Si mendoni t’i zgjidhni çështjet me vendet e rajonit? A mendoni se do të këtë vertet një Shqipëri më të madhe?
Cili është opinioni juaj?"

PERGJIGJJA E KRYEMINISTRIT EDI RAMA PER PYETJET E BERA NGA EUROPARLAMENTARET
"Kemi numrin më të madh të grave të përfshira në qeverisje dhe mendojmë se qeverisja jonë është në rrugën e duhur.
 
Sa i takon pyetjes për kufijtë, ne jemi të bindur që kufijtë duhet të jenë atje ku janë, por mendoj se nuk duhet të jenë një pengesë jo vetëm mes shqiptarëve, por edhe mes vendeve fqinje.
 
Janë një sërë detyrimesh dhe reformash që duhet të plotësojmë për të përmbushur hapat e duhur.
 
Shumë njerëz mendonin se pavarësia e Kosovës do të ishte shkatërrimtare për rajonin, por rezultoi e kundërta, pasi të mos njohësh Kosovën është nonsens, dhe besoj se një njohje e plotë e Kosovës, nuk është vetëm gjëja e duhur për t’u bërë për një vend, por është gjëja e duhur për rajonin dhe Europën.
 
Sa i takon peytjeve rreth luftës ndaj korrupsini, unë besoj se korrupsioni dhe krimi i organizuar nuk është diçka kombëtare, por diçka më e gjerë. Ndaj duhet që politika në këtë drejtim të jetë e bashkërenduar. Nevojitet modernizim i agjencive dhe i shërbimeve. Korrupsioni endemik që vuan Shqipëria ka të bëjë më mungesën e shërbimeve, mungesën e shtetit afër popullit dhe në shërbim të tij.
 
Sa i takon integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, mendoj se ministrja e re e Integrimit ka një axhendë ambicioze, dhe do të ketë të gjithë mbështetjen tonë, jo vetëm për dialog mes partive, politikës, dhe shoqërisë, por edhe do të nxisë procesin e integrimit europian. Është e nevojshme që të merren reformat e duhura. Është e nevojshme që reformat t’i marrim së bashku. Do t’i ftojmë të gjithë të marrin pjesë.
 
Do të veprojmë me shpejtësi në procesin e plotësimit të reformave. Për shembull me reformën administrative. Do thoja se problematike në Shqipëri është edhe çështja e pronave. Kemi pronarë që nuk kanë marrë pronat e tyre apo shpërblimet për to. Kemi pronarë të rinj që u janë premtuar legalizimet prej 20 vitesh. Ndërtesat e paligjshme janë kthyer në një epidemi. Kemi qytetarë që punojnë tokat, por nuk kanë një certifikatë për to.
 
Dhe për të përmbyllur me besimin se i jam përgjigjur pyetjeve tuaja, ndërsa do të shtoja se do të ndjekim politikën e problemeve 0 me fqinjët. Do të lëmë pas problemet me fqinjët", tha Rama.
 
TAKIMET E PARASHIKUARA
Rama do të marrë pjesë në takimin e Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian me temë “Shqipëria, situata post zgjedhore dhe perspektiva evropiane. “ Po sot Rama do të zhvillojë një takim me Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Schulz.

Nesër, (e martë 17 shtator) është caktuar takimi me Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, Komisionerin Europian për Zgjerimin, Stefan Fyle, Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme në BE, Catherine Ashton dhe Presidentin e Bashkimit Europian, Herman Van Rompuy.
 
DETAJE PARA VIZITES

9 shtator- Ditën e hapjes së seacës së parë të Legjislacionit të VIII Parlamentar, të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit Ambasadori i BE-së Ettore Sequi shkoi në selinë PS për të informuar kreun e PS-së për axhendën e vizitës në Bruksel.

10 shtator- Kreu i LSI-së Ilir Meta zgjidhet kryetar i Kuvendit me 91 vota, duke marrë kështu edhe 8 vota nga e djathta.
 
14 shtator- Ambasadori i BE-së takon kryetarin e Parlamentit dhe deklaron se të hënën e 16 shtatorit do të dërgonte në Bruksel “ndjesitë shumë pozitive”. Në Kuvend nis seanca për diskutimin e programit të qeverisë Rama 2013-2017.

 15 shtator- Parlamenti pas dy ditësh debate miraton me 82 vota pro, dhe 55 kundër programin e qeverisjes. Në seancë në momentin e votimit nuk ishte i pranishëm ish kryeministri Sali Berisha. Mungoi dhe Vangjel Dule i PBDNJ-së.
 
15 shtator (pasdite) qeveria bën betimin në Presidencë. Rama mbledh Këshillin e Ministrave dhe miraton 3 vendimet e para:Ndalon importin e plehrave,  zëvendëson portretin e Presidentit të Republikës me portretin e themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemali; miratohet Kodit Etik Ministror.

15 shtator (pasdite)  Ambasadori i BE-së, Sequi i pari që uron Ramën për votimin e tij si Kryeministër dhe garanton mbështetjen e BE-së nesër (sot) në Bruksel

LEXONI ME SHUME

FJALA E E KRYEMINISTRIT RAMA DJE NE KUVEND
Shfaqet "online" faqja e re e Kryeministrisë
Reagon 2 herë Basha: Rama, kërko falje që na kërcënove
Ali Ahmeti uron Ramën nga Maqedonia: Keni mbështetjen e BDI
Stafet e ngushta të ministrave të kabinetit
Debati me 15 shtator, Berisha: Bëhu gati për betejë. Rama: S'do t'ju kursej për të pabërat
Fjala në Kuvend e Kryeministrit Edi Rama, 16 shtator 2013 
Fjala e deputetit Sali Berisha në Kuvend, 16 shtator 2013/FOTO
Berisha i flet Ramës greqisht dhe Angjelit: Përktheja Anastas!
Replikat dhe batutat në seancë, pak diskutime për Programin
Basha: Konsensus për çdo reformë që çon vendin në BE
PD, skenar kundër Kryeministrit Rama në Bruksel

Redaksia online
(e.s/ar.sh/sg/shqiptarja.com)