POGRADEC- Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në rrugën në hyrje të qytetit të Pogradecit, buzë liqenit. Projekti për ndërtimin e kësaj rruge u bllokua për muaj të tërë, sipas Ramës për shkak të “borxheve që qeveria e mëparshme kishte ndaj kompanisë”, ndërsa u shpreh se tashmë shlyerja e borxhit është e garantuar. Kreu i qeverisë tha se “ky projekt është realizuar pa përgjegjshmëri urbane dhe mjedisore”, duke u shprehur se me vijimin e punimeve po punohet paralelisht për përmirësimin e projektit.
“Sot gjatë inspektimit të rrugës turistike të buzëliqenit të Pogradecit, ku puna u bllokua me muaj të tërë nga borxhet e qeverisë së mëparshme dhe ku është vënë në zbatim një tjetër projekt skandaloz i qeverisë së mëparshme, pa asnjë përgjegjshmëri urbane e mjedisore. Tanimë shlyerja e borxhit ndaj kompanisë është garantuar, puna ka rinisur dhe paralelisht do të punohet për përmirësimin sa më të madh të projektit. Duam që kjo rrugë të jetë një tjetër shembull i prekshëm i Shqipërisë së rilindur përmes standardesh të reja sigurie e hijeshie urbane”, shkruan kryeministri Rama në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com