Përmes një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në muajin qershor do nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ky aeroport pritet të ndërtohet në zonën e Akernisë.
Rama shkruan se pranë qeverisë shqiptare ka mbërritur kërkesa zyrtare për këtë investim.
"Kemi kërkesën zyrtare për investimin e madh të aeroportit të ri kombëtar të Vlorës😀Deri në qershor hapja e kantierit", shkruan Rama.
Ndërtimi i aeroportit të Vlorës ishte një nga premtimet e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale të 25 qershorit i cili u rizgjodh deputet në këtë qark. Investimi për aeroportin e Vlorës do jetë privat dhe jo nga paratë e buxhetit të shtetit.
Interes nga një konsorcium turkNdërkohë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë të ditur se është oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction. Sipas propozimit aeroporti mendohet të ndërtohet në zonën e Akernisë.
Me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore.
Kompania turke ka ndërtuar aeroportin e StambollitKompanitë e interesuara për ndërtimin e aeroportit të Vlorës kanë ndërtuar aeroportin e tretë të Stambollit, aeroportin më të madh në Euro-Azi. Aeroporti i Vlorës, do të jetë jo vetëm për udhëtarët, por edhe me kargo.
Kryeministri Rama ka premtuar më herët se një nga linjat që do operojë në Vlorë do ta ketë qendrën në Shqipëri dhe do të operojë me avionë të rinj dhe çmime shumë më të arsyeshme se ato që shqiptarët paguajnë sot. Ndërtimi i këtij aeroporti nuk e përjashton aeroportin e Sarandës, i cili mendohet të jetë një aeroport turistik dhe sipas parashikimeve të ekspertëve, pritet të sjellë një bum turistësh të huaj në plazhet e jugut.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dhëndri i Donald Trump shpallet investitor strategjik, do ndërtojë resortin 1.4 mld € në Sazan! Edhe shteti pjesë e investimit (DOKUMENTI)
15 Janar, 19:00
-
Abuzim me tenderat/ Dënohet me 2 vite burg ish-kryebashkiakja e Patosit, Rajmonda Balilaj! I konvertohet në 2.8 vite shërbim prove
15 Janar, 19:00
-
Afera Partizani/ Iu refuzua shfuqizimi i masës së sigurisë, Kushtetuesja zbardh vendimin për Jamarbër Malltezin
15 Janar, 18:50
-
Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet
15 Janar, 18:35
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti! Rezultat i fitores historike në zgjedhjet presidenciale!
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56