Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndryshuar qëndrim për fjalimin e kryeministrit Edi Rama në Beograd, ku theksoi se pavarësia e Kosovës është një realitet i pandryshueshëm.
I pyetur nga gazetarja e A1 Report Joniada Koçi se nëse Berisha si ish-kryeministër jo si eksponent i PD-së mund të veçonte një moment pozitiv për kundërshtarin e tij politik Edi Ramën, duke qënë se gjatë gjithë kësaj kohe prej tij( Berishës) janë hedhur vetëm akuza.
Berisha tha se e vetmja gjë pozitive e Ramës gjatë vizitës në serbi ishte çështja për Kosovën. Sipas tij reagimi i kryeministrit serb ishte i padenjë.
“Përmendja e Kosovës në Beograd zgjoi jehonë të madhe. Vuçiç reagoi në mënyrë të padenjë kur u përmend Kosova. Ai është më gënjeshtar se Rama. Unë nuk besoj i ra rrufe në qiell të hapur kur u përmend Kosova”, deklaroi Berisha, që sipas tij Rama-Vuçiç mund të kenë folur privatisht për Kosovën.
Ai tha se ka një errësirë sa i përket marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve, e sidomos marrëveshja për njohjen e diplomave.
“Marrëveshja për diplomat nuk është firmosur. Për marrëveshjen e njohjes së diplomave është rënë dakord në parim”, deklaroi Berisha.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO