Rama në sesionin e 6-të me të rinjtë e 'Gati për Shqipërinë': Numër shumë i lartë aplikimesh! Faleminderit që s'besuat te fjalët 'askush s'ta hap derën'

Sot është zhvilluar sesioni i gjashtë i një tjetër grupi aplikantësh për nismën "Gati për Shqipërinë".

Gjatë takimit online kryeministri Edi Rama tha se ka një numër aplikantësh shumë më të lartë nga çfarë pritej. Teksa i falenderoi të rinjtë që aplikuan dhe që prezantuan idetë e tyre, Rama vlerëson faktin që ata nuk besun te fjalët që në vendin tonë nuk "ta hap njeri derën", ndonëse nënvizon se ka raste që ndodh një gjë e tillë.

"Më vjen mirë që kemi një numër shumë më të madh se çfarë e prisja, njerëzish si ju që kanë interes për të kontribuar dhe kanë kurajon për ta bërë këtë gjë në sensin që nuk ia lënë fjalës se atje stë përfillin njeri stë hap derën njeri, pavarësisht se kjo mund të jetë e vërtetë në raste të caktuara sepse për fat të keq ndodhin dhe këto. Ju uroj çdo të mirë, mos harroni të bëni pak qejf se nuk është vetëm punë dhe shkollë jeta. Të merreni me familjen dhe atë që u do zemra", tha Rama.

Krahas videos me të rinjtë Rama shkruan se këto sesione shërbejnë për njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin e mundësive e formave të bashkëpunimit me ta.

"Sesioni i Gjashtë. Prezantojmë sot një tjetër grup aplikantësh për nismën GatiPërShqipërinë. Ky cikël sesionesh online sipas fushave, na mundëson njohjen me të interesuarit dhe eksplorimin së bashku të mundësive e formave të bashkëpunimit me ta. Ndërkohë aplikimet vazhdojnë të priten në adresën [email protected]", shkruan Rama.

Deri më tani qindra të rinj i janë bashkuar tashmë nismës ‘Gati për Shqipërinë’, dhe janë zhvilluar disa takime mes tyre dhe Ranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan