Rama në SHBA: Feja në shkolla
 për t'i thënë jo radikalizmit

Rama në SHBA: Feja në shkolla<br /> për t'i thënë jo radikalizmit
WASHINGTON- Kryeministri Edi Rama, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbajti një fjalim në Këshillin e Atlantikut në Washington.

Gjatë fjalës së tij, lideri i qeverisë u ndal gjerësisht në sfidat kryesore me të cilat po përballet sot Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian e më gjerë, konkretisht tek kriza e refugjatëve dhe ekstremizmi i dhunshëm. Sa i përket krizës së refugjatëve Rama tha se përgigjja e BE ka qenë e ngadaltë dhe konfuze.

"Ju e dini që ka një lloj klime të fragentarizuar mes BE, dhe kjo klimë ka prekur edhe Ballkanin Perëndimor. Shumë çështje të Ballkanit Perëndimor, janë shndërruar në çështje dytësore për BE, duke pasur parasysh krizën e refugjatëve. Sot, çështja numër 1 është ajo e emigrantëve. Përgjigja ka qenë e ngadaltë dhe konfuze," deklaroi Rama.

rama ne washington

Ndërsa për luftën kundër ekstremizimit të dhundshëm, kreu i maxhorancës u shpreh se duhet luftuar aty ku ISIS ndodhet dhe vepron, por vetëm kjo nuk mjafton. Rama i mëshon fort idesë se ekstremizmi duhet luftohet në mendjet dhe zemrat e njerezve, sidomos tek brezi i ri.

"Një tjetër sfidë kyçe për Europën është ekstremizmi i dhunshëm. Lufta kundër tij, kërkon veprime konkrete jo vetëm më forcë por për të zhdukur rrënjët e tij. Ne kemi marrë disa masa shtesë për të luftuar kundër financimve të terrorizmit, dhe jemi të kënaqur që vitin e kalaur nuk patëm, asnjë luftëtar shqiptarë që iu bashkangjit ISIS. Nëntorin e kaluar kemi folur për strategjinë e përbashët për të luftuar ekstremizimin. Problemi i ekstremizmit nuk është thjesht ai i ideologjisë dhe fesë, por sot ne përballemi me idenë e shtrembërimit të islamit. Mesazhi është që të luftojmë terrorizmin kudo në botë. Është mëse e qartë se kjo është një luftë afatgjatë dhe që duhet luftuar aty ku ISIS vepron, por edhe në zemrat dhe mendjet e njerëzve. Sëpari në mendjet e të rinjve, për t'u dhënë atyre mjete që të mos bien në grackën e propagandës, qofshin burime nga Lindja apo Perëndimi, " u shpreh Rama.

rama ne washington

Gjatë fjalimit të tij, kryeministri e cilësoi situatën politike në rajon si më të mirën, duke u shprehur se Shqipëria e mbështet zgjerimin e NATO-s, duke kërkuar nga kjo e fundit forcimin e marrëdhënieve me Kosovën.

"Falë SHBA-së, Shqipëria ka rritur të luajë një rol dinamik dhe falë atyre ne jemi sot pjesë e proceseve rajonale që do të shndërrojë armiqtë e dikurshëm në fqinj. Ne kemi nevojë për SHBA më shumë se kurrë siç kemi nevojë për BE më shumë se kurrë. Ne jemi sot në momentin më të mirë politik në historinë e rajonit sa i përket bashkëpunimit. Shqipëria mbështetës i fortë i NATO-s në Ballkan. NATO duhet të forcojë marrëdhëniet me Kosovën," apeloi kryeministri. 
 
Teksa iu referua harmonisë fetare në vend, si një vlerë e çmuar e shqiptarëve, Rama tha se ka ardhur momenti që kjo vlerë të forcohet tek të rinjtë.

"Nuk duhet ta shohim si diçka që do të mbetet aty gjithmonë. Është ,momenti për të ndihmuar brezin tonë të ri për të kuptuar se sa i vyer është ky shembull, ky komunitet tolerance dhe bashkëjetese mes feve dhe se çfarë rrezikojmë nga kërcënimet që vijnë ndaj këtij aseti kombëtar. Ndaj besojmë që një diskutim i hapur në shkolla do ndihmoj të rinjtë tanë që të forcojnë këtë vlerë që kemi. Besojmë se do të arrijmë të reduktojmë bazat e diskiriminimit dhe radikalizimit," shtoi Rama.

rama ne washington

rama ne washington

Rama: Duhet të mbrojmë Ballkanin nga retorika politike e Trump 
Kryeministri Edi Rama tha se retorika politike e Donald Trump, kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA po nxit terrorizmin. Për kreun e ekzekutivit shqiptar, Trump nuk është një shembull për t’u ndjekur.

“Duhet të parandalojmë që idetë e Trump të mos shkatërojnë edhe ballkanin dhe mbi të gjitha të ndërtojmë këtë situatë që kemi dhe që Ballkani që jetë pjesë e BE”, u shpreh kreu i qeverisë.

Pyetjes lidhur me futjen e lëndëve me njohuri fetare në shkolla, Rama iu përgjigj duke sjellë një shembull që e lidhi sërish me Trupm.

"Dua që të kuptohet diçka që në Shqipëri s’është kuptuar. Është shumë e thjeshtë. Ka një sulm terrorist, janë masakruar dhjetra të pafajshëm. Ka njerëz që thonë ata (terroristë) ishin muslimanë, ndaj duhet të mbyllim kufijtë të mos lejomë myslimanët.... etj si këto. Dhe papritur sondazhet tregojnë se këta njerëz (terroristët) kanë marrë më shumë mbështetje. Si është e mundur që këta marrin më shumë mbështetje? Si është e mundur që Donald Trump mund të jetë kandidat i një partie që themeloi Ronald Revan. Është një hapësirë e madhe injorance mbi besimet e tjetrit që lëshon rrënjë për radikalizim. Dhe kjo shkon zinxhir. Radikalizimi nga brenda i jep dorë palës armike, sepse muslimanët ndihen të ofenduar dhe nëse më parë nuk mendonin të bënin diçka kundër vendit të tyre, tani do ta mendojnë, dhe kjo vjen nga injoranca mungesa e njohurive”, deklaroi Rama.

“Mund ta luftosh me respektin për njëri-tjetrin. Është më efektive t'i japësh njerëzimit mjetin që mos të tregohen injorantë për të krishterët,  myslimanet , librat e shenjtë... Që të mos i lejojmë njerëzit që të urrejnë myslimanët, sepse ka disa terrortisë ‘muslimanë," përfundoi fjalën e tij Rama.


Rama -Yong Kim: BB, katalizator i zhvillimit të Europës Juglindore
 Gjatë qëndrimit të tij, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeministri Rama është takuar edhe me presidentin e Bankës Botërore Jim Yong Kim. Në këtë takim Rama është shprehur se Banka Botërore duhet të jetë katalizator i zhvillimit të rajonit të Europës Juglindore.

rama-kim

Sipas tij. bashkëpunimi rajonal është kritik për zhvillimin e qëndrueshëm të Ballkanit, duke nënvizuar faktin se e ardhmja e rajonit i përket Bashkimit Europian.

Nga ana tjetër, Presidenti Kim vlerësoi me tone optimiste për ecurinë e reformave në Shqipëri dhe rrugën e bashkëpunimit në rajon, duke shprehur konsideratat me të larta për punën e qeverisë shqiptare dhe lidershipin e Kryeministrit në atë që ai e quajti fazë ndryshimesh historike për Shqipërinë dhe rajonin.

Duke iu referuar takimit me Kancelaren gjermane Merkel, Presidenti i Bankës Botërore theksoi opinionin e zonjës Merkel për momentin pozitiv që po kalon Ballkani Perëndimor dhe rolin e qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Rama në zhvillimin e rajonit.

 
Redaksia online
(U.S/M.B/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka