Rama në shkollën e re në Vorë: Do evitojë mësimin me 2 turne! Tani forca me pallatet

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në shkollën e re Ahmetaq në Vorë, e cila është hapur për nxënësit e mësuesit, pasi u rindërtua për shkak se u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Rama tha se me hapjen e kësaj shkolle tanimë do të evitohet mësimi ne 2 turne.

" Me këtë shkollë evitohet përfundimisht mësimi me 2 turne", tha Rama.

Ndërsa ka inspektuar ambientet e shkollës dhe ka shprehur vlerësime për mënyrën se si është ndërtuar, Rama ka urdhëruar dhe motivuar inspektorët që të vijojnë me rindërtimin e pallateve.

"Tani forca me banesat dhe pallatet. Prishjet kanë fillu", shtoi kryeministri.

Nga kjo shkollë do të përfitojnë 215 nxënës, tha Ahmetaj.

"215 nxënës që do të përfitojnë. 8 klasa 3 laboratorë dhe një palestër. Vora është një nga bashkitë kryesore që përfiton nga rindërtimi i shkollave", tha ministri Arben Ahmetaj i cili po shoqëronte kryeministrin në këtë inspektim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vorio: 03/12/2020 21:19

    Ahmetaq,ku jena në Turkmenistan!..skorje të Osmanëve, që pushtuan Krojia_n e Kastriotëve!

    Përgjigju
  • ymeri: 03/12/2020 17:23

    HO,,HOO,,OPA,,,EDI RAMA ....PERPARA DREJT FITORJEVE TE REJA...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja