Rama:Në shtator vijojmë reformat 
luftojmë informalitetin e abuzimet

Rama:Në shtator vijojmë reformat <br />luftojmë informalitetin e abuzimet
TIRANË - Për të analizuar situatën ekonomike dhe atë çfarë  pritet të bëhet në vazhdim me këtë sektor mjaft të rëndësishëm për ecjen përpara të vendit është zhvilluar ditën e sotme konferenca me temë ‘Mbështetja e zhvillimit ekonomik”, pjesë e së cilës ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij teksa ka përmendur disa nga punët dhe arritjet që janë bërë në këtë sektor në 2 vitet e qeverisjes së tij, Rama është ndalur tek reformat e reja që do të nisin në shtatorë. 

Ashtu siç e ka përmendur edhe gjatë fushatës për zgjedhjet lokale, Rama tha edhe një herë se reforma që do të nisë menjëherë është ajo në sistemin e ujësjellësit. Kjo reformë sipas Ramës do të shmangë abuzimet dhe lidhjet e paligjshme për të mundësuar furnizim 24 orë me ujë të pijshëm në të gjithë vendin.

Reforma të tjera që do të ndërmerren sipas Kryeministrit janë ato që do të shmangin informalitetin,  ku do të ketë operacion frontal në dogana, tatime, e sigurime.
 
“Në shtator do të vijojmë me reforma të rëndësishme. Do realizojmë reformën e ujit, në mënyrë që sistemi i ujësjellësit jo vetëm të garantojë furnizim me ujë, por edhe të mbajë vetveten. Po kështu do të mundësohet vaditja e tokave bujqësore. Do të ketë reforma kundër informalitetit, do të shtrëngojmë më shumë masat penale, dhe nuk do lejohet puna në të zezë. Do realizohet operacion frontal në dogana, tatime, e sigurime. Kemi punuar me ekspertë të rinj për të futur në binarë sektorin e ekonomisë. Ne nuk duhet të lejojmë që të na cënojë një krizë energjetikë. Pati momente në ekonominë e vendit ku u vu re një shterim i dërgesave të emigrantëve. Ndërhyrje pozitive do të ketë padyshim edhe në sektorin minerar. 200 leje minerare do të revokohen, dhe do po përgatitet plani i mbylljes së zonës së rrezikshme. Po kështu edhe në sektorin e turizmit janë bërë dëmtime të mëdha, me ndërtime pa leje. Po ndërhyjmë për normalizimin e situatës, dhe rritjen e numrit të turistëve në vend. Në vëmendje kemi padyshim sektorin e bujqësisë. Kemi financua për 20 vjet iluzionet dhe jo zhvillimit. Masat e marra nuk kanë shkruar në vendin e duhur, nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara. Por tashmë jemi në një situatë të re, jo se kemi arritur aty ku duam të arrijmë, por jemi në pikën kur mund të shohim me më shumë qartësi sfidat, dhe rezultatet që presim të shohim nga realizimi i përpjekjeve tona”, - tha Rama.
rama 
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)


 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer